• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Mbetemi në ndikimin e të nxehtit afrikan

Arkiva, Lajme
Parashikimi i motit : Pjesa e parë e ditës nis me diell, por përfundon me shi



I nxehti Afrikan që ka përfshirë Mesdheun do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtirjes Lindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Parashikohet që valët e të nxehtit Afrikan që kanë përfshirë Mesdheun të ndikojnë edhe në republikën e Kosovës ndonëse në periferi të saj. Për pasojë; moti do të jete i kthjellët gjatë gjithë paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë Kosovën, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV, paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë 24 orëshin ku kthjellimet do të jenë dominante. Orët e vona të mbrëmjes sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat Jugore dhe Juglindore të MV. Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante edhe gjatë natës. Vijon rritja graduale e temperaturave të ajrit në të gjithë MV.

Europa

Europa Lindore do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre do të paraqiten me vranësira konvektive dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera më të larta priten në gadishullin Iberik si edhe Italinë Jugore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *