• |
ide | kryesore

Yuri Kim, ambasadorja arrogante me opozitën dhe e qeshur me Ramën

Arkiva, Kryesore, Lajme
Yuri Kim ambasadorja


Për nga mungesa e elegancës me të cilën zhvilloi diplomacinë amerikane në Tiranë, Yuri Kim është krahasuar shpesh me ambasadorët e dikurshëm sovjetikë, apo kinezë.

Në Shqipërinë e sunduar nga një grup njerëzish, miqësia me Bashkimin Sovjetik apo Kinën duhej për të ushqyer makinerinë e gënjeshtrave dhe të dhunës, mbi të cilën ngrihej regjimi komunist.

Sigurisht që duke qenë përfaqësues të fuqive të mëdha në një cep të vogël të Europës, më shumë se ambasadorë, këta ishin guvernatorë.

Edhe në konferencën e lamtumirës, Yuri Kim nuk mundi të kufizohet brenda kostumit të ambasadores, por deshi të flasë edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Tejkalimi i kufijve të detyrës ngjan shumë me atë që bën ish-shefi i saj i dikurshëm, ambasadori aktual në Beograd, Kristofer Hill.

Sa herë u bë pjesë e zhvillimeve politike në vendin tonë, Yuri Kim mbajti hapur anën e qeverisë, ndërsa shqelmoi opozitën duke luajtur një rol të rëndësishëm në shkërmoqjen e saj. Lapsi.al i është kthyer arkivës për të parë disa nga momentet kyçe që i dhanë formë profilit të ambasadores amerikane në Shqipëri.

Me qëndrimet prej misionareje, shpesh naive, me heshtjen pro qeverisë apo protagonizmin kundër opozitës, Kim ka qenë një nga ambasadoret më të komentuara.

Lexo edhe: Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Fakt është që në fund të mandatit të saj, Rama është më i fortë, ndërsa opozita shumë herë më e dobët nga ç’ishte. Dhe një pjesë e meritës për krijimin e këtij peisazhi politik, i takon edhe ambasadores në ikje.

Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Heshtja për prishjen e konsensusit të 5 Qershorit nga Rama

Sapo erdhi në Tiranë, me entuziasmin dhe naivitetin e detyrës së re, Juri Kim e shndërroi rezidencën amerikane në kuzhinën ku do të gatuhej marrëveshja para zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021.

Kur Basha nuk ishte dakort, ambasadorja nuk ngurroi ta bëjë përgjegjës duke i lënë atij peshën e dështimit “Është koha për opozitën, për Partinë Demokratik, për mikun tim Luli Basha që të balancojnë të gjithë faktorët, dhe të thonë “PO” për popullin shqiptar, të thonë “PO” për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij”.

Konsensusi u arrit në datën 5 Qershor. Ambasadorët dolën entuziastë, pa e ditur se Rama kishte një plan tjetër në mendje. Pak ditë më pas, u mësua për ndryshimet kushtetuese me anë të të cilave do të ndalohej një koalicion PD-LSI.

Kushtetuta u ndryshua në 31 Korrik. Në zgjedhje PD dhe LSI nuk dilnin dot në një koalicion. Mënyra se si llogariteshin votat ndryshoi.

Por Juri Kim nuk pipëtiu. Ajo e përcolli në heshtje ndryshimin e Kushtetutës që ndryshoi realisht peshën e votës dhe e bëri të pamundur një koalicion opozitar kundër Edi Ramës.

Ama pas zgjedhjeve, ambasada amerikane uroi Edi Ramën për fitoren ende pa u shpallur rezultati zyrtar.

Modeli i biznesit i imponuar nga ambasada amerikane

Një nga prioritetet e vendosura nga Juri Kim për mandatin e saj në Shqipëri ishte tërheqja e investimeve amerikane.

Dy projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga Bechtel dhe kthimi në punë i Termocentralit të Vlorës bashkë me ndërtimin e terminalit të gazit nga shoqëritë Exxon Mobil dhe Excelerate Energy.

Por nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e Skavicës nga Bechtel është bërë pa garë, pa tender dhe në shpërfillje të ligjit.

Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe për projektin e furnizimit me gaz të lëngshëm nga kompania tjetër amerikane Exxon Mobil. Kostot janë të fryra për shkak të distancës së transportit të gazit dhe infrastrukturës së nevojshme për rezervimin. Edhe në këtë rast nuk ka pasur asnjë procedurë të hapur për publikun.

Një tjetër model me humbje kolosale për Shqipërinë ka qenë kontraktimi i dy anijeve-gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2” në Vlorë. Nga taksat e shqiptarëve do të paguhen 68 milion euro për këto dy anije në pronësi të kompanive amerikane, që do të sillnin energji pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Që pas kontraktimit, asnjë nga anijet nuk është ndezur, megjithëse ne vazhdojmë të paguajmë rreth 94 mijë dollarë në ditë.

Yuri Kim dhe Lulzim Basha

Rrënimi i profilit politik të Lulzim Bashës

Rezultati në zgjedhjet e fundit treguan se ndikimi që Juri Kim ka pasur në radhët e opozitës ka qenë shkatërrimtar. Duke mos u mjaftuar me shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Kim praktikisht ka rrënuar profilin politik të Lulzim Bashës, politikani me sindromën e çunit të mirë përballë amerikanëve.

Nën ndikimin e amerikanëve Lulzim Basha pranoi të mbante një linjë të butë reagimi pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, me gjithë parregullsitë e tmerrshme të tyre.

Lexo edhe: Më mirë opozitë e fortë sesa marioneta “pro amerikane”

Pranoi të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij non grata, me kërkesë të ambasadës amerikane.

Pranoi edhe të bashkojë votat me Edi Ramën për vetingun, prap me kërkesë të ambasadës amerikane.

Lexo edhe: Kujt po i shërben ambasadorja amerikane

Në këmbim, figura e tij politike ka kapur fundin. Sot e ndjekin vetëm 8 deputetë. Një parti me mbi 600 mijë vota, tani rezulton forcë e tretë. E gjitha falë këmbënguljes së Juri Kim për ta udhëhequr në lojën e tij politike.

Berisha dhe Yuri Kim

Llogaritë gabim me politikanët non grata

Përveç Vangjush Dakos që është në burg, politikanët e tjerë non grata nga SHBA janë ende aktivë. Madje disa kanë shumëfishuar votat.

Për Sali Berishën, shpallja non grata ishte një motiv për të dalë nga pensionimi ku kishte përfunduar. Që nga maji i vitit 2021, Berisha është riaktivizuar në politikë dhe ka mbledhur pas vetes shumicën e popullit opozitar. Në zgjedhjet e fundit, në 14 Maj, kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota duke e shndërruar atë në një faktor politik, e pamundur për t’u shpërfillur. Kandidati i PD-së së Lulzim Bashës, që pati mbështetjen e Edi Ramës, të Juri Kim dhe të gjykatave doli i katërti në Tiranë.

Tom Doshi, që pasi u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri një hap të vogël pas duke dhënë dorëheqjen si deputet. Por në zgjedhje ka vetëm rritje. Në 14 Maji, PSD e drejtuar nga “non grata” pati një kërcim të madh dhe shqiptarët i dhanë afro 90 mijë vota dhe mbi 100 këshilltarë bashkiakë.

Dvorani Yuri Kim

Hipokrizia për reformën në drejtësi

Ambasadorët amerikanë duken të dënuar të mbajnë gjallë propagandën se reforma në drejtësi ka qenë, është dhe do të jetë një histori suksesi. Donal Lu dikur përshkruante skenat e filmit “Të paprekshmit” me Kevin Kostner, Shan Koneri dhe Endi Garsia me çifte në dorë kundër bandës së Al Kapones. Kështu i imagjinonte ambasadori amerikan oficerët e BKH-së.

Tani, Juri Kim e ka ulur dozën e fantazisë. Kampioni i saj i Drejtësisë ishtë Ardian Dvorani.

Dvorani në realitet është një ish-hetues i komunizmit, që kishte kërkuar burg për protestuesit kundër sistemit komunist në Shkodër. Me të njëjtit zell që i shërbeu regjimit komunist atëherë, i shërbente edhe pushtetit tani.

Ai mori përsipër manipulimin me procedurat ligjore për t’i hequr mundësinë presidentit Ilir Meta të propozonte një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Përveç kësaj, në deklarimin e pasurisë në procesin e vetingut, Dvorani kishte harruar të deklaronte 100 milion lekë. Por këto nuk e penguan ambasadoren ta promovonte Dvoranin si përfaqësues dinjitoz të reformës në drejtësi.

Megjithatë, pas lirimit të Saimir Tahirit nga burgu, Kim shpërtheu kundër gjykatësve dhe politikanëve shqiptarë duke i kërcënuar për pasoja për ndërhyrjet në drejtësi dhe duke pranuar tërthorazi problemet e një reforme që u kushtoi amerikanëve qindra milionë dollarë.

afganet shengjin

Dështimi me afganët e mbetur në Shëngjin

Falë “borxheve” që i kemi SHBA-së, Shqipëria ka qenë e gatshme përherë të bëjë sa të mundet për të treguar mirënjohjen, por me kalimin e viteve rrezikon të kthehet në një kosh, ku amerikanët hedhin problemet e tyre.

Pas ujgurëve të Guantanamos dhe pas muxhahedinëve të Iranit, SHBA solli në Shqipëri afganët të cilëve iu rrezikohej jeta nga rikthimi në pushtet i talebanëve.

Një pjesë e mirë e tyre u sollën me ndërhyrjen e Juri Kim, të paktën sipas një shkrimi të ëashington Post në gusht të vitit të kaluar. Problemi është që ndërmjetësimi i Juri Kim u bë pa u konsultuar me Departamentin e Shtetit. Disa qindra afganë kanë mbetur në Shëngjin. Problemi është se kush do t’i paguajë hotelet.

“Qeveria e SHBA-së nuk ka asnjë përgjegjësi për këta njerëz”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për ëashington Post. “Taksapaguesi amerikan nuk do të marrë përsipër” u shpreh ai.

Ambasadorët perendimorë si ata sovjetikë dhe kinezë në kohën e Enverit

Sulmet e panevojshme ndaj opozitës

Kim nuk është kursyer në sulmet që i ka bërë opozitës edhe kur nuk ka qenë e nevojshme. Është e njohur shprehja e saj në dalje të Partisë Demokratike, kur iu drejtuar demokratëve me fjalët: “Do të ishte një ironi historike, por edhe tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj”. Shprehja shkaktoi irritim mes opozitarëve sepse u kujtonte slloganet e komunizmit.

Një tjetër koment, që shfaqte distancën e Kim nga opozita ishte pas protestës së 2 Marsit, kur Ilir Meta doli me flamur amerikan në dorë. Menjëherë pas kësaj, ambasada amerikane mohoi të kishte lidhje me protestën e organizuar “U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sonte. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” sonte”, shkruajti diplomatja amerikane.

Edhe në rastin e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës, ambasada amerikane kërkoi nga opozita që të tëriqej nga dhuna, ndërkohë që opozita nuk e kishte marrë përsipër autorësine e protestave. Pavarësisht kësaj, në reagimin e ambasadës u tha: “Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme”./Lapsi.al


43 Comments

  1. Edhe gjysh Hysniu keshtu ia kendonte Amerikes. Nuk i linte brinje pa i thyer imperializmit amerikane ne emer te demokracise popullore.

    1. Ha, ha, ha, qafën do të thyejë. Z/v ministre e jashtëme në SHBA.
      O Andi, jo ambasadorja e ashpër me opozitën. Amerika e ashpër me opozitën.
      Në fakt jo me opozitën. Vetëm me SRB.
      Ja po vjen ambasadori i ri.
      Gjeni fjalët si do ta shani.

      1. Ca mut zvMinistre o idiot. Nuk e ke idene e flet me bythe. Separi ne hietarkine e DASH nuk ekziston post zvMministri.
        Ajo do jete zevendes ndihmes assistente, qe do thote me pak se drejtor departamenti. More vesh o Safet

    2. Yuri Kim u shperblye nga departamenti Amerikan per punen e mire si ambasadore ne Shqiperi me nje detyre te rendesishme. Sali Berisha, krimineli komunisti dhe non grata do e kete ate mbi koke me shpate ne dore deri sa ta ekzekutoje perfundimishte . Ajo dite do kthehet ne feste nga populli shqiptar

        1. Po ndac edhe nga Sorosi.
          Shoku i Berishes ka qene deri ne 1996.
          Rendesi ka qe nuk shkel dot ne Amerike dhe Angli, ai dhe familja e tij.

      1. Po keta qelbesa rilindas, komentues servile te korruptuar, ta pyesin vehten se ne cpushtet po jetojme.A jemi ne demokraci apo kleptokraci. Kete politike ka perkrahur kjo zuske amerikano koreane, qe, duke pare e degjuar per aqe, e aqe bema te denueshme nga ky pushtet, fuste koken si struci, e ne te vetemen nje here te theshte te drejten.E cfare te mire i beri popullit shqiptar per kater vjet, pervec forcimit te mafies shteterore e deformimit te demokracise. Kjo eshte pikepyetja, se SHBAja ne politiken botrore eshte kunder pushtetit mono krat, apo komunist.Tek ne, mbetjet e trashegimtaret e bijeve kriminele ,sot si bije kurvi, po na hiqen me papushe se amerikanet per ameriken.keta qe vite me pare kundershtonin NATOn me demonstrata ne bulevard. I keni ne arshiva ne i ndaci.Jane keta qe rrugen e kombit e quanin, rruga e askushit.Po kur e pse sot ky brez kodoshesh te kamufluar , qe duhej ye ishin si parti jasht ligjit, e NONGRATA, per SHBAne, sot shfryhen kunder opozites me shpifje e trillime sigurimesish, se gjoja opozita na eshte kunderSH,BAse,duke e personifikuar me figuren e Berishes per non graten puciste te kurdisur nga keta kulishe bije kurvash, pa ditur se ai eshte i pari qe na lidhi me Ameriken, hapi vizat me Europen, na futi ne NATO, takoi personalitete presidentesh ne Amerike e ketu, solli investitore qe vendi te zhvillohej, po ju qeveria e levdatavesa investitore ne keto vite keni sjelle,per kosoven, ne sa shtete e ndihmuat per njohje,xero, per ju vetem droga, vjedhja, mashtrimi, hipokrixia eshte e para, per ju te jete partia, se per popullin mendoni vetem ta rripni deri ne mjerim.I beni fresk ambasadoreve, e i mbushni xhepat qe tu levdojne e tu mbajne ne pushtet, se per demokracine duhet qe vete populli te vendose.

  2. dy fjale per kimete piththaren , kudo qe te vesh edhe presidente e usa po u bere ti vari karin do mbetesh

    do mbetesh ajo qe me mbeshtetjen ndaj rames e coi kete vend ne gremine, me mbeshtetjen ndaj rames u abuzuan mijra qytetare , ju hoq e drejta per te patur drejtesi, dhe me mijra te tjere kane marre rruget e botes, me mbeshtetjen ndaj rames e beri shqiperine narkoshtet, dhe mbi te gjitha do mbetet ajo qe i tha shqiptareve do hane bar!

    barin e ha ti moj kucke e mutit!

  3. Ne te gjithe e kemi pare serialin Narcos , sidomos Narcos Mexico….

    Pas atyre ngjarjeve me yurikimsa te viteve 80-90, asgje s’te ben më pershtypje…. as kjo buçe e gjorë sorosiane

      1. E ke gabim Alma! E ka vene personalisht ‘Salihu’. Ai qe ka te gjitha fajet, e ke parasysh….

      2. Merita e vetme e Kim eshte se rriti ne nivele te papara antiamerikanizmin ne Shqiieri. Rilindasit kane neveri te trasheguar per Ameriken dhe ketyre shtoi edhe demokratet mendo sa ka vajtur numri. Merite kjo qe nje vend amerikan e ktheu komplet ne antierikane dhe prandaj u shperblye me nje cope karrige

  4. Amerika eshte atje ku eshte dollari – thote nje shprehje amerikane.

    Mirepo kjo ka gjetur ne Shqiperi jo vetem Ameriken , por vete El Doradon.

    1. Me se e kapi postin e ri?

      Me meritë nga puna në shqipëri që ka dështim në të tëra drejtimet dhe shpërdorim të fondeve për një reformë të dështuar?

      Ja dhe fjala kyç shpërdorim fondesh pra paska bërë para!

      Kim ti je për ma nalt , ma nalt! ça ka blinken më shumë se ti! Lekë?! Do i bësh dhe ti dhe do ja kalosh blinken!

      Administratë futja vrapit

  5. Me ne fund, te pakten nuk do ta shohim me duke na dhene leksione te neveritshme “demokracie”.

    Do mbahet mend si ambasadorja e Edi Rames ne ambasaden amerikane.

  6. KOREA VERIORE??? KJO NA FUTI NE SPIRALEN E SISTEMIT NJEPARTIAK PO PO KJO MISKINE HAJDUTE U KURUA NE SHQIPERI ESHTE RINUAR VETE POR SHQIPERIN E FUNDOSI , SHQIPERIA RRUGETON DREJT SISTEMIT NJEPARTIAK ANTI FAMILJE ANTI ATEDHE KOMBE,,,

  7. përse Sali Berisha ka përfunduar në këtë kategori te degraduar njerëzish dhe në këto montazhe që kanë qenë në qendër pornografinë?

    Një aryse ngjan të jetë psikologjike. Si një njeri I frustruar seksualisht dhe I traumatizuar nga incestet familjare, Ai ngjan I bindur se seksi është një armë shkatërruese për kundërshtarin për shkak të maktheve që ka vet prej tij.
    Të gjitha përfytyrimet e tij shkaytërruese për kundërshtarët duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks.Ashtu i do Mushka salih drute o cecene

  8. Ambasadore që qëllim të punës së saj kishte shkatërrimin e pluralizmit dhe mbështetjen e saj të instalimit të diktaturës Edviniane. Gjë që pati mbështetjen edhe të administratës Biden.

  9. Hahahah… Me salibanet. Vetem mund te qeshesh.

    Njeri te ben llogarin bankare.

    Tjetri interesohet per shendetin

    Nje tjeter. I qan hallin se ku do perfundoj. Ambasadorja.

    Po me qesharaket. Jan ata qe i qajn hallin Amerikes. Qe ka përfunduar shume po shume keq.

  10. Arrogante me opoziten e te qeshur me Pushtetin kane qene tere ambasadoret amerikane, por kjo Yuri eshte rasti me tipik.
    Ambasadore qe ktheheshin ne Guvernatore. Qe ne Shqiperi “gjeten Ameriken” si per pasuri, si per hosana, si per ledha e legenosje.
    Meqe ra llafi – ju kujtohet ai Ambasador Josef Limprecht ose Lym Qafzorra sic i thonin tiransit?
    Ai i vdiq ne preher Inis Gjonit nga Overdoza e Viagrave atje ne Lure ku ishin privatisht e nuk e dinin fare se ku ndodhej ne Ambasade…

  11. “Unë ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë, një luftëtar lirie. Unë jam muxhahedin sot. Qeveria veproi si vasale e Iranit dhe jo si vend anëtar i NATO=s” – ishin disa nga akuzat e Berishës i cili harron që qeveria e ka përzënë ambasadën iraniane nga vendi.

    Më pas ai kërkoi një minutë heshtje për një të vdekur në kampin e Manzës që as emrin nuk i dinte.

  12. Të gjitha përfytyrimet e tij shkatërruese për kundërshtarët, duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks. Të gjitha akuzat e tij më të rënda për kundërshtarët në vite janë ato që ai i akuzon se kanë dashnore, se kanë dashnorë, se janë ndarë, se janë martuar, se janë kapur duke bërë seks etj.

    Është politikani që gjithë diapazonin e goditjeve të tij politike, i ka në hapësirën mes çarçafit dhe dyshekut të kundërshtarëve

  13. Po si mund te qeshesh me shtrigun non-grata dhe ate grusht cecenesh qe e ndjekin pas.

    Po prisni se s’kini pare gje akoma, ambasadori i ri do ia heqe breket nga koka shpellarit.

    Familja non-grata do jap llogari per ate qe i bere ketij vendi.

    Bushatrat dhe Shkullakrat po i japin dermen imperializmit anglo-amerikan.

  14. Edi Rama ne lutje e jargavitje Amerikes qe mos ti heqe prej ketej ata MEK Muxhahedinet. Heqja e tyre prej ketej i heq Shqiperise telashin e madh qe ka me Republiken Islamike te Iranit, por njekohesisht i heq dhe breket e servilit ndaj Amerikes ketij Rames qe me strehime refugjatesh kudo ku te kete nevoje Amerika, shtyn zvarritjen ne pushtet.

  15. Po keta qelbesa rilindas, komentues servile te korruptuar, ta pyesin vehten se ne cpushtet po jetojme.A jemi ne demokraci apo kleptokraci. Kete politike ka perkrahur kjo zuske amerikano koreane, qe, duke pare e degjuar per aqe, e aqe bema te denueshme nga ky pushtet, fuste koken si struci, e ne te vetemen nje here te theshte te drejten.E cfare te mire i beri popullit shqiptar per kater vjet, pervec forcimit te mafies shteterore e deformimit te demokracise. Kjo eshte pikepyetja, se SHBAja ne politiken botrore eshte kunder pushtetit mono krat, apo komunist.Tek ne, mbetjet e trashegimtaret e bijeve kriminele ,sot si bije kurvi, po na hiqen me papushe se amerikanet per ameriken.keta qe vite me pare kundershtonin NATOn me demonstrata ne bulevard. I keni ne arshiva ne i ndaci.Jane keta qe rrugen e kombit e quanin, rruga e askushit.Po kur e pse sot ky brez kodoshesh te kamufluar , qe duhej ye ishin si parti jasht ligjit, e NONGRATA, per SHBAne, sot shfryhen kunder opozites me shpifje e trillime sigurimesish, se gjoja opozita na eshte kunderSH,BAse,duke e personifikuar me figuren e Berishes per non graten puciste te kurdisur nga keta kulishe bije kurvash, pa ditur se ai eshte i pari qe na lidhi me Ameriken, hapi vizat me Europen, na futi ne NATO, takoi personalitete presidentesh ne Amerike e ketu, solli investitore qe vendi te zhvillohej, po ju qeveria e levdatavesa investitore ne keto vite keni sjelle,per kosoven, ne sa shtete e ndihmuat per njohje,xero, per ju vetem droga, vjedhja, mashtrimi, hipokrixia eshte e para, per ju te jete partia, se per popullin mendoni vetem ta rripni deri ne mjerim.I beni fresk ambasadoreve, e i mbushni xhepat qe tu levdojne e tu mbajne ne pushtet, se per demokracine duhet qe vete populli te vendose.

  16. Femer e pershtire dhe flet per lufte korrupsionit kur Amerika po zien nga korrupsion e rryshfeter e paskrupullta te Biden

  17. Mbrojtesit e degjenerimit te i.oralitetit, hajdutllekut, korrupsionit, droges, si tufe krimbash gjerizi, i shkojne pas shumekembeshit gllaberues e tinezarRame psikos.Sa eshte arshiva e te bemave e maskaralleqeve te ketij pushteti.Sa jane protokolluar e arshivuar skandalet per kete pushtet,,, e levizja e drejtesise ka qene xero per krmbat gerryes te pushtetit.Kjo kaste, e brez trasheguesishte veseve te baballareve te tyre, me hipokrizi e djallezi na propagando ne aparence, e na trego per rrugen amerikane, por vetem per shqiperine eshte keshtu, se amerika vete, me keto qe ky pushtet ka bere, i degdis sa mos ta marrin vehten kurre, ama per ne, demokracine e kane lene ne dore te nji grushti trashegimtaresh kodoshe.Kjo ve ne dyshim dyzimin e politikes amerikane tek populli yne, qe tere jeten e kishin enderr ameriken, por sic erdhen punet e koha, me ambasadore sorriste, qe shiten e blihen, qe perkrahin elemente autokrate qe shkelin e kane shkelur ligjet e demokracise per kariere e sundim, po kur amerika nuk shihka, degjoka, survejoka keta autokrate, atehere ku eshte shpresa e enderra e shqiptareve.Mbase qenka e thene dhe e shkruar qe ky popull keshtu e meriton.

  18. O Lapsi he jeni portali me plere me injorant me arrogant jeni ca mostra ju te lapsit ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca plera ca shpifsash apo esht per tu mbeshtetur kjo lloji opzite kjo opozit skandaloze me mir te shkrihet komplet qe do keq per nje opozit skandaloze injorantesh rrugaçesh genjeshtaresh mashtrusash shpifsash shares ofendues qe ngelen vetem duke shar gjith kohes dhe merren vetem me budedalleqe dhe financojin lloji lloji portalesh e medjash vetem për te helmuar Shqipetaret me trillimet e tyre dhe dalin ca derra injorantesh neper rrjete socjale dhe fillojin me komente e sharje ofendime dhe cfar nuk shpifin aty pastaji shum e mir e ka ber Juri Kim kjo opozit skandaloze injorantesh ashtu e ka ber veten nuk ofron asgje për Shqiperin jan po ato njerez që kur ishin ne pushtet nuk lan gje pa zhvadur dhe vjdhur dhe privatizuar dhe po keta njerez jan sot në opozit dhe bejn si mbrojtesa kjo opozit skandaloze injorantesh duhet tuë zhduket fare dhe te krijohet nje tjeter që ka alternative ka bindje dhe që krijon besim tek Shqiptaret jo kjo lloji opzite skandaloze që nuk ka as alternative as bindje po ka vetem genjshtra shpifje trillime historirash sharje ofendime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *