• |
ide | kryesore

Sherr me policinë pas vdekjes së të afërmit në spitalin e Vlorës, gjykata lë në burg Brikel Alikajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sherr me policinë pas vdekjes së të afërmit në spitalin e Vlorës, gjykata lë në burg Brikel Alikajn



Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Brikel Alikajn, i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës pas konfliktit në spitalin e Vlorës. Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedent në spital.

Familjar i tij, një 35-vjeçar e kishte zënë korrenti teksa i përcjellë më urgjencë në spital autoambulanës nuk i ishte hapur dera.

Kjo gjë ka shkaktuar tension të situatës dhe përplasje të tyre me uniformat blu. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht. Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *