• |
ide | kryesore

Incident në koncertin e Louis Tomlinson

Paparazzi, Slider



Koncerti i Louis Tomlinson në Amfiteatrin Red Rocks të Kolorados u desh të anulohej në minutën e fundit për shkak të një stuhie të fortë breshëri.
Rreth orës 9:30 të mbrëmjes së së mërkurës, fansat po prisnin me padurim që këngëtari i “Two of Us” të dilte në skenë, kur papritur nisi breshëri. Pavarësisht nxitimit për të gjetur strehim, shtatë persona u dërguan në spital dhe 90 të tjerë u trajtuan për prerje, mavijosje dhe kocka të thyera në tendat mjekësore.Nga stuhia u dëmtuan edhe shumë makina të pjesëmarrësve.
Vetëm disa orë më vonë, ish-këngëtari i One Direction shkroi në Twitter se ishte “i shkatërruar” për shkak të anulimit të shfaqjes. “U dërgoj gjithë dashurinë time për të gjithë ata që u prekën nga moti ekstrem në Red Rocks mbrëmë”, shkroi Tomlinson në një deklaratë tjetër të enjten. “Shpresoj që të gjithë të kenë arritur në shtëpi të sigurt . Ishte shkatërruese të shihja kaq shumë prej jush të prekur.” Ai falënderoi gjithashtu ekuipazhin e tij  për “shpejtësinë dhe kujdesin” e tyre në trajtimin e situatës në “rrethana të tilla ekstreme”. Tomlinson është planifikuar të luajë në Seattle, Wash, të shtunën për ndalesën e radhës në turneun e tij “Faith in the Future World Tour”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *