• |
ide | kryesore

Bëri gjeste të turpshme, 64-vjeçari arrestohet gjatë koncertit të Swift

Paparazzi, Slider


Një burrë 64-vjeçar është akuzuar për “Voyeurism”  pasi mori pjesë në një nga turnetë e Taylor Swift në Eras në Edinburg, Skoci gjatë fundjavës.

Policia e Skocisë konfirmoi se burri është vënë në pranga në mes të turmës. Mbikëqyrësi David Happs tha: Një burrë 64-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për veprime të turpshme të kryer brenda Murrayfield gjatë ngjarjes të shtunën.“Ai u lirua dhe është caktuar masa detyrim paraqitje në Gjykatën Sherif të Edinburgut në një datë të mëvonshme.”

‘Voyeurism’ përkufizohet si një akt ku dikush merr kënaqësi seksuale duke parë, fotografuar ose regjistruar të tjerët duke bërë diçka që zakonisht është private. Është një ofendim kur bëhet pa lejen e personit.

Krijuesja e hitit “Fortnight” filloi turneun e saj global në Mbretërinë e Bashkuar të premten me 3 shfaqje të shitura në kryeqytetin skocez. Çdo natë, këngëtarja “Cruel Summer” performoi para një turme prej 73,000 personash, duke e bërë koncertet e saj më të ndjekur në historinë e Skocisë.

Edinburgu!!!  “Faleminderit për thyerjen e rekordit të të gjitha kohërave dhe për të gjitha mënyrat që na bëtë të ndiheshim si në shtëpi. Ju dua të gjithë 220,000 ju!!!””, shkroi Swift në Instagram.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *