• |
ide | kryesore

Pas Shqipërisë edhe Franca/ Muxhahedinët iranianë ndalohen të protestojnë në Paris

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
paris



Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit duket se është vënë në shënjestër në të gjithë Europën. Grupi opozitar, udhëheqja dhe shumë drejtues të të cilit janë me bazë në Francë dhe Shqipëri nuk është lejuar nga autoritetet francezë që këtë vit të mbajë protestën e saj tradicionale në Paris.

Vendimi i autoriteteve franceze vjen pas njëkohësisht me kontrollin që policia shqiptare bëri në kampin e tyre në Manzë. Të dyja ngjarjet duket se vijnë në kuadër të përpjekjeve që Bashkimi Europian dhe SHBA për të ulur tensionet me Teheranin. Kjo pasi Irani vendosi të lirojë 6 të burgosur evropianë në maj dhe qershor.

SHBA janë angazhuar nga ana e tyre në bisedime për të liruar qytetarët amerikanë të ndaluar në Iran dhe për të rinisur diskutimet mbi çështjet bërthamore.

Në Paris, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, përmes krahut të tyre politik, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit shpresonte të mobilizonte dhjetëra mijëra njerëz për të marshuar më 1 korrik, kundër represionit në Iran. Kjo paradë u ndalua nga autoritetet franceze, të cilat e justifikuan me rrezikun e prishjes së rendit publik.

Në një letër që Reuters raportoi se e kishte parë, prefekti i policisë, Laurent Nuñez, e justifikoi këtë ndalim me “kontekstin e tensionuar që vjen nga protestat dhe revoltat që janë duke u zhvilluar në Iran që nga vdekja [në paraburgim] e Mahsa Amini në shtator 2022, por edhe rreziqe shumë të rëndësishme të sigurisë ndaj të cilave Parisi është i ekspozuar”.

Nuñez përmend edhe një sulmi parandaluar në 2018 kundër një tubimi të Muxhahedinëve në Villepinte. Assadolah Assadi, këshilltari i tretë në ambasadën iraniane në Vjenë dhe koordinator i dyshuar i sulmit, u dënua me 20 vjet burg në vitin 2021 nga drejtësia belge. Ai u shkëmbye në maj me 4 evropianë të ndaluar në Iran.

“Kjo tentativë sulmi, e cila nxjerr në pah ekzistencën e aftësive operacionale të afta për të goditur MEK është pjesë e një sërë operacionesh të dhunshme ose vdekjeprurëse të kryera në Francë dhe në Evropë, në formën e atentateve dhe rrëmbimeve të kundërshtarëve iranianë. Vendet evropiane, në këtë drejtim, kanë përmendur së fundmi projektet e shumta të dhunshme që mund të synojnë opozitën iraniane” – thuhet në letrën e prefektit Nuñez.

Muxhahedinët iranianë i konsiderojnë këto argumente të çuditshme dhe e akuzojnë Parisin se i është dorëzuar presionit të Teheranit. Të njëjtën akuzë bënë edhe për autoritetet e Tiranës pas aksionit në kampin e tyre.

“Ndalimi i demonstratave është një pazar i turpshëm kundër demokracisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimit, dhe është dorëzim ndaj shantazhit dhe marrjes peng” – denoncon NCRI.

NCRI, e cila bën thirrje për përmbysjen e udhëheqjes klerikale të Iranit, kishte kërkuar leje për mitingun në Paris më 1 korrik. Me dhjetëra mijëra mbështetës pritej të mblidheshin nga e gjithë Franca dhe nga mbarë Evropa. Edhe policia e Parisit nuk e dha miratimin për tubimin pasi sipas saj “ka gjasa të shkaktojë shqetësime në rendin publik për shkak të kontekstit gjeopolitik”, tha një burim i policisë së Parisit, duke kërkuar të mos përmendet emri.

“Përveç kësaj, rreziku terrorist nuk duhet anashkaluar dhe mbajtja e një ngjarjeje të tillë do ta bënte jashtëzakonisht komplekse sigurinë e tij”, – tha burimi. MEK e konsideron veten si grupi më i rëndësishëm i opozitës iraniane jashtë vendit.

Kundërshtarët kanë hedhur mjaft dyshime duke e konsideruar si një kult dhe nuk ka mbështetje të plotë të opozitës iraniane në mërgim. Megjithatë ajo ka gëzuar mbështetjen e disa ish-zyrtarëve të profilit të lartë amerikanë dhe evropianë. I tillë është edhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence që ka udhëtuar edhe në Shqipëri. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Hehehehehe, dmth keto jane te gjitha te orkestruara nga departamenti i shtetit. Kur ju deshen, na i sollen ne si nevojtore e Amerikes qe jemi, dhe tani qe travestitet e USA dhihen nga kercenimet e Iranit, po i marin me te mire qeverine e Iranit duke ju dhene dajak ´´miqve » te opozites iraniane.

    1. Ne jemi 33 vjet qe pas Renie’s se komunizmi qe jeni Hale e Amerikaneve. Ne krye kemi Spiunet e Cia dhe baxhellat neokomuniste qe u bene komunista per interes dhe Jo se besonin ne ideologji. Vetem Enver Hoxha I dha pavarsine e plotesisht Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *