• |
ide | kryesore

Autopsia tregon shkakun e vdekjes së anëtarit të MEK-ut në Manzë

Arkiva, Lajme, Të fundit
muxhahedinet



Muxhahedini 78-vjeçar Ali Mostashari e humbi jetën nga një arrest kardiak ditën e 20 Qershorit, kur policia zhvilloi aksionin në kampin e MEK.

Në një raport të cituar nga Tv Klan, thuhet se vdekja i ka ardhur si pasojë problemeve në zemër, si dhe nga agravimi i organeve të tjera jetësore, për shkak të mostrajtimit mjekësor.

“Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.”

Sa i takon disa shenjave të konstatuara në trupin e viktimës, në raportin mjeko-ligjor thuhet se janë shkaktuar nga rënia në momentet e fundit të jetës.

“Dermishtjet e vërejtura në kokë, hundë dhe gjymtyrët e poshtme si edhe ekimozat e vërejtura në anën e djathtë të fytyrës me mundësinë më të madhe duhet të jenë shkaktuar si pasojë e rrëzimit në momentet e fundit të jetës.”

Ekspertët mjeko ligjorë kanë konkluduar se Ali Mostashari ka ndërruar jetë mes orës 10:00-12:00 të paradites së 20 Qershorit. Ekzaminimi i trupit të tij është bërë 8 deri 10 orë më pas.



1 Comment

  1. Mjaft me keta. Na lini rehat. Nese duan te jetojne ne paqe le ta bejne. Nuk kemi nerva te merremi edhe me ta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *