• |
ide | kryesore

Kontrollet e policisë për muxhahedinët/ Berisha e quan terror psikologjik

Arkiva, Lajme, Të fundit
muxhahedinet kontrolle policia



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kontrolleve të policisë edhe gjatë ditës së sotme ndaj refugjatëve të MEK në Manz.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët”, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha i ka bërë thirrje ‘Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët.

Postimi i plotë:

Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK.

Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.

I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb



7 Comments

  1. Për muxhahedinet Berisha duhet të heshtë ose të sqarojë shqiptarët për “bujarinë ” e tij, duke na i sjelle në Shqipëri, ose duke hapur shtegun për shtimin e numrit të tyre.

    Nga opozita pritet të jetë avokat i interesave kombëtare dhe të publikut, sepse ndryshe do të mendonim se Berisha, sic thotë populli, për inat të Ramës fle me mullixhiun.

  2. Për muxhahedinet Berisha duhet të heshtë ose të sqarojë shqiptarët për “bujarinë ” e tij, duke na i sjelle në Shqipëri, apo duke hapur shtegun për shtimin e numrit të tyre.

    Nga opozita pritet të jetë avokat i interesave kombëtare dhe të publikut, sepse ndryshe do të mendonim se Berisha, sic thotë populli, për inat të Ramës fle me mullixhiun.

  3. Tjeter vend eshte halli ketij po kohe dhe hetimet e SPAK do e nxjerrin dhe rolin e ketij ne kete mesele. Se ky ka me shum rol se cduket, lere ca ben keshtu kot si humanist i madh e sikur i dhimbsen keta, ne tjeter vend e ka hallin ky.

  4. Or I pa emër 18:26 e 18 : 28 o patronazhist.Pse or teveqel se mori Berisha 200 vetë dhe u hap rruga??Rama për t’u treguar i mirë me Amerikën dhe për qëllimet mori jo pak por 2700.Pra dhe për këtë dobiçllek të tij e ka fajin Berisha.Jo or ti. Rama desh më u tregu më republikan se ata Amerikanë për t’i bërë qejfin Trumpit.Dhe tani Bajdeni demokrat majtist i kërkon të ushtrojë dhunë dhe ky si palaço e bën sepse gjithmonë sheh hesapin e tij më skandalin e nxjerrjes të të dhënave personale të shqiptarëve ku i përdori për qëllime vjedhje votash nga ju patronazhistë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *