• |
ide | kryesore

Prokuroria e Tiranës me katër familjarë të deputetes së PS, Ermonela Felaj

Arkiva, Kryesore, Lajme
Ermonela Felaj



Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.

Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Lexo edhe: Ermonela Felaj ka burrin, vëllain dhe kunatën, të gjithë në Prokurorinë e Tiranës

Lexo edhe: (VIDEO) Ermonela Felaj, e shthur gjuhën pa e ditur se po e dëgjojnë

Lexo edhe: Nishani dekreton 7 prokurorë, refuzon bashkëshortin e ministres Ermonela Felaj

Miratimi i renditjes së Felajt e para në listën e kandidatëve për të tre pozicionet vakante në Prokurorinë e Tiranës, u krye pas diskutimeve mes anëtarëve të KLP-së. Anëtari Sokol Stojani vërejti se në Prokurorinë e Tiranës tashmë janë emëruar vëllai, kunati dhe kunata e prokurores Eranda Felaj.

“E kam me merak se katër vetë familjarë në një prokurori është ‘too much’,” tha ai.

“Kemi të bëjmë me shumë njerëz brenda familjes. meraku im është perceptimi që krijohet se një familje ushtron funksionin në një institucion”, shtoi Stojani.

I pyetur nga kryetari I KLP-së, Alfred Balla, nëse meraku ishte moral apo ligjor, Stojani vërejti se nga pikëpamja formale nuk mund të ketë probleme, por duhet parë në një këndëveshtrim më të gjerë.

“Po t’i vendosësh katër familjarë në një prokurori më të vogël si ajo e Kukësit apo ndonjë prokurori tjetër, atëherë ndikon në gjithë strukturat shtetërore dhe në entet private”, tha Stojani, duke paraqitur një situatë të mundshme bazuar në këtë praktikë.

“Të ndalemi pak më gjerë. Me kompetencën që ka prokurori sot ata bëhen shumë të fuqishëm”, vijoi Stojani, ndonëse theksoi se ishte dakord për vlerësimin maksimal të Eranda Felajt.

Relatorja e projektakteve, Eloida Goxhi tha se Felaj ka dorëzuar formularin lidhur me mungesën e papajtueshmërisë ambientale në Prokurorinë e Tiranës. Megjithëse ajo pranoi se qëndron shqetësimi i Stojanit, vërejti se është përcaktimi ligjor ai që e lejon kandidimin dhe vijimin e procedurës së emërimit.

“Nuk kemi ç’bëjmë”, tha ajo.

Edhe anëtarja Nurihan Seiti u shpreh se ndante të njëjtin shqetësim. “Janë një trung familjar. Ata e dinë, por si e bëjnë kërkesën kur e dinë që kanë aty të afërmit”, u pyeti Seiti.

Anëtari Bujar Sheshi konstatoi se ndryshimet ligjore të vitit 2021 kanë bërë të mundur një gjë të tillë. “Më parë e ndalonte kategorikisht”, theksoi ai.

Në përfundim, u vendos që diskutimi për këtë çështje të vijojë në momentin e miratimit të projekt-aktit për transferimin e prokurores Eranda Felaj në kryeqytet.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve. por, ndryshimet ligjore kategorizuan si lidhje të ngushta familjare bashkëshortin, bashkëjetuesin ose të afërmit e magjistratit deri në shkallën e dytë, duke shmangur nga papajtueshmëria ambientale lidhjet e krushqisë të shkallës së dytë që përcaktonte ligji fillestar, duke referuar Kodin e Procedurës Civile.

Në mbledhjen plenare të martën u miratuan projekt aktet edhe për renditjen e kandidatëve për pozicione në prokuroritë e Durrësit, Shkodrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Po ashtu, u miratuan emërimet e 26 magjistratëve të rinj; raportet e vlerësimit për pesë prokurorë në kuadër të procesit të rivlerësimit, si dhe u caktua drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Beratit./ Edmond Hoxhaj për Reporter.al



28 Comments

    1. Nepotizëm i gjallë, kohë tribush …. I ngjan epokave të lashta ku ligjin e bënte fisi më i egër.

      Erdhën barbarët!

    2. pupupupupupuuuu po monarki a do ta bejme se votat dhe sulltanin i kemi gati !! thotë:

      pupupupupupuuuu
      po monarki a do ta bejme se votat dhe sulltanin i kemi gati !!

  1. Nuk degjojme ndonje te re.Fara rilindase eshte komplet unike ne bindje, ne vese, e sidomos per partine, shesin familjen e SHQIPERINE.

  2. Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin,diku do punojne ato,ne qeveri e kuvend nuk jane,gjygjsori eshte i pavarur nga politika,nuk eshte gjygjsori i salihut ku i gjithe katundi i sherbente salihut

  3. Vazhdoni, me koncension prokurorine.
    Kjo eshtereforma qe duam!
    E don Sorosi dhe Kimetja, dhe shqiptaret largohen Inga ky vend.

  4. Prandaj drejtesia po behet noteri’ e njeshit .
    Vazhdoni keshtu se do tja degjoni krismen .
    Krismen? Me skt shperthimin .

  5. Nuk shoh lidhje logjike mes Piramides se Tiranes e shkrimit te yshtur ne median franceze dhe Drejtesise se Re.

    Por edhe nuk me habit fakti qe ne nje shoqeri tribale te kete institucione tribale, se keshtu qyteterohemi e behemi eurpiane…

    1. Reforma ne drejtesi nuk funksionon dhe ka lidhje me ca eshte bere te piramida sepse nuk eshte pyetur pronari prones e para fare.

      Ata qe nuk njohin pronen private te tjetrit bejne vetem corap. Dhe kete gje din shume se kjo i mban ne pushtet. Tjerat jane fjal kot.

  6. Kjo eshte drejtesia e nderkombetareve qe vodhen popujt e tyre me rroga e majme.

    Tia han mutin Enverit se deri ketu nuk kishte arritur.

    Mafia ka kapur gjithshka.

  7. Kjo eshte prokurorja qe flitet qe morri 150 mine euro nga kandidati per kryetar bashkie ne kucove ne zgjedhjet e 2019? I ziu vajti te mbytej dhe doli lajmi neper gazeta po u zhduk pastaj…

  8. SPAK sekuestron kompjuterat e dhëndrit të Berishës dhe Fatmir Bektashit.

    “Dhëndri i nongratës Jamarbër Malltezi është pronar me 35-50 % i 19 kullave në Tiranë me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme që mund t’i investonte.

    Kullat i ka ngritur në pronën publike, ish Klubi Partizani, të cilën e tjetërsoi gjatë periudhës 2006-2009, me anë të vjehrrit, në atë kohë kryeministër”Mos harroni Plepat e salihut per gjashte muaj beri drejtesine e vet

  9. KATER FELE NE NJE DERE,,,modeliperfekt sekt rilindje. Fytyra e vertete e ketij pushteti monokrat. Tani ta ndryshojne prape emerin, e te shkojne ne origjine, vetem kjo mungon

  10. KATER FELE NE NJE DERE,,,modeliperfekt sekt rilindje. Fytyra e vertete e ketij pushteti monokrat. Tani ta ndryshojne prape emerin, e te shkojne ne origjine, vetem kjo mungon

  11. Motrat FELAJ. JANE MJESHTRE TE TUNDJES SE DYBEKUT DHE SIGURISHT DHE TE GOJES !! SHIKOENI MIRE SI I KANE BUZET UAAA TAMAN PER PUNEN QE BEJNE. JANE. PERZJEDHUR ME KUJDES TE MADH

  12. Shoh se Ermonela Felaj trajtohet vetëm si “deputete” e PS.
    Në fakt ajo është kryeprokurorja e kryeavokatja më agresive majtiste në hije e PS e kohët e fundit edhe kryeparlamentarja, pasi në krye të parlamentit po shohim më shumë ate sesa Lindita Nikollin.
    Ministrja e parlamentit Spiropali, ka marë përsipër të bëjë vetëm avokaten e Ramës kurse Ermonela Felaj është shfaqur hapur si prokurore hetuese e opozitës e avokate e komunistëve.
    Fuqizimi i rolit të saj e familjarëve të saj nga Rama, është një tregues flagrant i dyfytyrësisë kameleonike të këtij .
    Në politikën ndërkombëtare, Rama e paraqet veten një mbrojtës të sistemit kapitalist perëndimor e për të marë votat e enveristëve e të së majtës në Shqipëri po e fuqizon Felajn e familjarët e saj.
    Ndërkaq më ka tërhequr vëmëndjen edhe diçka tjetër.
    Më kujtohet se në fushatën zgjedhore për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Felaj ishte deputetja më agresive socialiste kundër Bashës, mesa duket duke e konsideruar ate si një kundërshtar të fortë të së djathtës me formim perëndimor. Ndërsa me Berishën dukshëm sillet më “butë”.
    A mos e konsideron në një farë mënyre ajo “liderin historik” të PD, si “dora jonë” meqë ka qenë për shumë kohë antar i PPSH ?

  13. SAL BERISHA, eshte cka qene, ceshte, e cdo te jete , Kush po ua numuron skandalet, koncesionet, drogen, vjedhjet regjimit monokrat,Basha me skolle perendimore, po per pushtimin familjar te prokurorise, foli gje Basha, e kur ka folur qe te flase,,nejse, flet nga nje here me injeksioniKim, ish ambasadoria turbulluese. Po te behet biografia e ketij pushteti, e zyrtareve te saj , dalin te gjithe kelyshe, trashegimtare te gjines se zeze te regjimit kriminal te kaluares Po ke dhe ishe ama, ne ushtri, polici, akademi.pra ne cdo qelize. E cmund ti thuash ketij pushteti,,,demokratik me embrione kuqalesh.Andaj duhet nje e djathte me konservatore qe ti pergjigjet represionit te rilindjes kodoshe.

  14. Reforma ne drejtesi nuk funksionon dhe ka lidhje me ca eshte bere te piramida sepse nuk eshte pyetur pronari prones e para fare.

    Ata qe nuk njohin pronen private te tjetrit bejne vetem corap. Dhe kete gje din shume se kjo i mban ne pushtet. Tjerat jane fjal kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *