• |
ide | kryesore

Nishani dekreton 7 prokurorë, refuzon bashkëshortin e ministres Ermonela Felaj

I pakategorizuar
199647 (1).jpg



Me kërkesë të kryeprokurorit Adriatik Llalla, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot 7 prokurorë të rinj. Por kreu i shtetit s’e ka hedhur firmën në një prej dekreteve, pikërisht në emrin Bujar Velikajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit, Ermonela Felaj. Bashkë me emrin e tij është refuzuar edhe Jonad Bare.

Presidenti s’ka dhënë shpjegime për rrëzimin e këtyre dy propozimeve të Llallës. Bashkëshorti i ministres Felaj do të vazhdojë të shërbejë si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa Jonad Bare si oficer pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Më poshtë emrat e 7 prokurorëve të dekretuar nga Nishani.

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Elidon Hysenaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Sarandë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Emror Kasaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Gjirokastër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Gëzim Çopa, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Pukë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Urim Buci, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Dibër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zj. Alma Bramo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Mat

Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Mirela Kapo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Krujë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Erjon Shqarri, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Tropojë.

/LAPSI.AL/