• |
ide | kryesore

Drejtësia e re/ Ermonela Felaj ka burrin, vëllain dhe kunatën, të gjithë në Prokurorinë e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Edmond Hoxhaj

BIRN

Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro transferimin e prokurores Alma Felaj nga Durrësi në Prokurorinë e Tiranës, ku do të fillojë ta ushtrojë funksionin nga data 5 qershor.

Prokurorja Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e tretë e saj që emërohet në Prokurorinë e Tiranës përgjatë katër viteve të fundit.

Në mars të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të emërojë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e Felajt, Bledar Valikaj në Prokurorinë e Tiranës, pa kaluar më parë një proces vetingu.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në vitin 2016 si pjesë e reformës në drejtësi, i adresoi lidhjet nepotike në institucionet e drejtësisë në klauzolën e papajtueshmërisë ambientale – duke u bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të shmangnin lidhjet e ngushta mes magjistratëve.

“Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht, bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ka ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë,” thuhet në nenin 8, pika 1 të ligjit.

I pyetur për transferimin e prokurores Alma Felaj, kreu i KLP-së, Alfred Balla, i cili mungonte në mbledhjen plenare të hënën, la të kuptohej se rasti në fjalë nuk bënte pjesë në rrethin e ndalimeve për shkak të papajtueshmërisë ambientale.

Balla tha se bazuar në pikën 5 të nenit 8, magjistratja Alma Felaj bashkë me kërkesën për transferim, ka paraqitur vetëdeklarimin ku deklaron se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë ambientale.

“Nuk i dimë dot gjendjet civile të OPGJ, prokurorëve,” tha Balla përmes aplikacionit Ëhatsapp. Edhe relatori i projektaktit për emërimin, Bujar Sheshi i tha BIRN se kandidatja Alma Felaj, ashtu si gjithë kandidatët e tjerë kishte paraqitur vetëdeklarim se nuk gjendej në kushtet e papajtueshmërisë ambientale në transferimin e saj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore të vitit 2019, nuk e pengonin ushtrimin e detyrës së magjistratëve me lidhje krushqie, ndërsa me bashkëshortin Armando Felaj nuk mund të konsiderohej situatë e papajtueshmërisë ambientale, pasi ai është oficer i policisë gjyqësore dhe nuk e gëzon statusin e magjistratëve.

“Ligji përcakton për lidhjet e ngushta familjare për magjistratët,” tha Sheshi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se nuk mund të komentonte vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ato kompetenca që kam unë kanë të bëjnë me ndarjen organizative brenda Prokurorisë së Tiranës. Patjetër që mbajmë dhe do mbajmë parasysh dhe shmangien e konfliktit të interesit,” theksoi Çela.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesës për koment.

Alma Felaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2012, ajo e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës. Ndërsa bashkëshorti i saj, Armando Felaj ka punuar si jurist për një kompani private përpara se të emërohej oficer i Policisë Gjyqësore./Reporter.al



17 Comments

    1. ku qendron problemi ketu ? sepse populli vezhderr shqiptar meriton me shume valle??

      aspak. keta duhet te jene ne spak, klp, klgj ikd gjykate te larte dhe kushtetuese..

      poppulli yne liridashes meriton nje mut te madh

  1. E bene “drejtesine e re” fela fela saqe te duket ajo drejtesia e vjeter si Antimafia Italiane kur e krahason me keto felat e fela fela🤪😀.

    1. drejtesia e vjeter kishte probleme plot, por njerezit kishin akses ne drejtesi gjyqi vononte por mbarohej, gjyqtaret ishin te prirur te mbronin shtresat sociale dhe te jepnin drejtesi , sistemi ishte pavaresuar nga politika dhe vendimet i kishte te arsyetuara profesianlisht goxha lart. sot ska asnje vendi te arsyetuar me shume se nje student i juridikut viti i pare. por jane disa gjera per tu patur parasysh

      e para dhe me kryesorja leke merrnin atehere marrin dhe tani . Sot biles me shume, sot cdo ceshtje kerkon 3 deri 5 here me shume leke ne civile dhe ne raste penale eshte hap krahu keeeeeeeq fare. korrupsioni eshte shumefishuar. drejtesia eshte perkeqesuar

      atekohe ishte veshtire ta nxije vendimin, edhe po te dilte keq shkalla e pare apeli ishte me i sakte dhe gjykata e larte e sillte ne vend ne nje mase te kosnderueshme . sot ta nxijne shaklale te pare, apel dhe gjykate te larte ske shanse pas nja 30 vjetesh mbase, dhe as e rrujne fare sepse kane mbeshtetje per veting , dhe sidomos kuner qeverise eshte cdo ceshtje e humbur qe ne nisje.

      atekohe drejtesia ishte deri diku e pavarur se kishte shume leke dhe sepse ne KLD kishin nje fare ndikimi , sot jane te perkulur gjunjazi me bythe siper tek rama nga i pari tek i fundit dhe cdo vendim gjyqi eshte aq sa lejon apo toleron rama.

      atekohe formimi profesional, kapaciteti intelektual , pervoja dhe ana njerezore ishin ne norma me te mira sesa sot.

      nese atehere ine drejtesi kishin nje jete qe punonin dhe kishin studiuar fort ne universitet , sot jane ciliminj qe i kane fituar me miq magjistrture e me lek si keta te felajt , dhe aspak nuk jane me te miret e kursit apo me te pregatiturit. formimi profesional dhe kapaciteti intelektual dhe pervoja ne atekohe jane te pakrahasueshem me vetingasit e sotem.

      ne ate kohe integriteti ishte me i larte sepse nje pjese e mire ishin aty sepse ishin te zote, kishin kapacitet kishin bere para dhe vetqeveriseshin mjaftueshem per te pasure lirine e duhur per te treguar integritet. dhe ne fakt integriteti i ketyre te sotem kur cdo gje e kan prej rames eshte zero , zero me xhufke. shembulli me i mire eshte gjykata kushtetueuse me vendimet per teatrin dhe zgjedhjet e 2019. po te zbresesh me poshte do shohesh cudira.

      dhe me kryesorja sot askush smerr dot drejt4esi sepse nje ceshtje civile shkon 20 vjet e me shume , duek qene se kam nje ceshtje civile te nisur qe ne 2008 fati i madh qe ka kaluar apelin ne 2014 dhe pgjykata e larte me ritmin aktual eshte ne vitin 2038 .

      efekti i vetingut eshte kolapsi i drejtesise qe ndihmon direkt abuzuesit dhe si zakonisht abuzon ai qe ka pushtet , ai qe ka celsat e qeverise , celsat e buxhetit , celsat e shtetit, qe lejon trafikun , drogen etj, ku perfitimi i paligjshem eshte maksimal. Nga kolapsi nuk perfiton fshatari , perkundrazi ai humett , fshatari tipik mesatar qe mbase sdo paguje tvsh per doamtet dhe kastravecat e ngastrave 2 dynymshe qe ka marre ne perdorim me 7501, por vjen shteti polic e te fut mren pa pyt per gjykate dhe fshatarit do i duhej gjykata por keto gjykata japin vendime vetem pro shtetit. por ne fakt do ta hetoje bledar valikaj apo alma felaj, qe i detyrohen rames per cdo gje?!

      drejtesia e re eshte nje genjeshter e madhe sa nuk sheh dot malin e dajtit

  2. Kur i voton populli vet .pse te mos bejne si te duan .ketyre u duket vetja se po shpetojne kombim .dhe se veq keta dijne te mendojne dhe punojne .Pse jo se ne terezi e kane perderisa tallavaja u eci mbare

    1. Shpjegimi siper i gjatë dhe i sqakte i dështimit spektakolar i reformës ne drejtësi duhet cuar si prememorie ne Depart te Shtetit , parlament europian dhe Shtepia e Bardh . Madje te firmoset nga shqiptaret

  3. Ky burri i Ermoneles me ate fytyren e kuqe tipik fshatareske me ato kostumet me kuadrata qe vesh te duket si modern duket si Koçi tek filmi Zonja nga Qyteti.. Pu pu pu ça behet eshte kthyer Prokuroria e Tiranes si Seksion i Partise Socialiste..

  4. Shpjegimi siper i gjatë dhe i sskte i dështimit spektakolar i reformës ne drejtësi duhet derguar si prememorie ne Depart te Shtetit , Parlament europian dhe Shtepia e Bardh . Madje te firmoset nga shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *