• |
ide | kryesore

Dëmet nga sigurimi, 2.7 mld lekë në pesë muajt e parë të këtij viti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dëmet nga sigurimi, 2.7 mld lekë në pesë muajt e parë të këtij viti



Dëmet e paguara për sigurimin e makinave, pronave dhe shëndetit arritën në 2.7 mld lekë në 5 mujorin e parë, me ulje në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë, tregu i sigurimeve është zgjeruar me 15% këtë periudhë. Gjatë muajit janar-maj 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,7 miliardë lekë, ose 0.3 % më pak se 5-mujorin e parë të vitit 2022.

Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të efektit të sigurimit të pronës, si pasojë e përfundimit të pagesave të dëmeve të ngjarjeve të tërmetit të vitit 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara në këtë periudhë, i përkasin tregut të makinave, në vlerën 1.9 miliardë lekë.

Në raportin që shfaq Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shihet se vlera e aseteve nga siguracionet arriti në rreth 8.9 miliardë lekë. Sipas dokumentit, gjatë periudhës janar-maj, numri i kontratave të lidhura arriti në 505 000 me rritje 13 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u lidhën 445 mijë të tilla.

AMF vlerëson se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e i makinave dhe pronave, të cilat sollën 92 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, kundrejt 8% që kapin policat për sigurimin jetës. Sigurimi vullnetar zë 46.5 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.5 % të totalit të tregut.



1 Comment

  1. Per nje siguracion makine ti marrin shume shpejt ato lek nese ndonje nje aksident dhe pret te kopesohesh duhet te kesh hedhur nja 3 -4 pale kepuce kjo gje ndodh vetem ne vendin tone duhet presesh muaj te tere per te marre kompesim nga siguracioni vetem ne Shqiperi ndodh keshtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *