• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë gabim, kështu s’ka funksionuar kurrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, i cili në vazhdimësi reagon lidhur me zhvillimet në kuadër të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë një gabim. Abraham ka thënë se mbyllja e një syri përballë problemit real dhe presioni tek pala më e dobët asnjëherë s’ka funksionuar.

“Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës së dobët nuk ka funksionuar kurrë”, ka shkruar Abraham.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman dje ka thënë se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës. Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.



2 Comments

  1. Le tja ferkoj rocken Serbis Europa kurv qe nuk mesoi asnjeher nga gabimet qe ka ber ne kurriz te shqiptareve. Ka per tju kthyer bumerang ropqirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *