• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë, një i plagosur rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Korçë, një i plagosur rëndë



Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulgarec, Korçë. Mësohet se një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Si pasojë është plagosur rëndë drejtusesi, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Korçës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se motori po lëvizte nga Korça drejt Pogradecit kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *