• |
ide | kryesore

E rëndë/ Plagosen me thikë një vajzë dhe një djalë në Allias

Lajme, Të fundit
E rëndë në Tiranë, plagosen me thikë një vajzë dhe një djalë në Allias



Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Alliasit në Tiranë. Mësohet se janë plagosur një vajzë dhe një djalë. Një person është konfliktuar me dy të rinjtë. Ata janë janë plagosur me një mjet prerës xham.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *