• |
ide | kryesore

Kurti për masat e BE-së kundër Kosovës: Të padrejta, s’mund të bëjmë kompromis me kushtetutshmërinë

Lajme, Të fundit
Kurti, për median gjermane, Serbia të njohë Kosovën dhe të përballet me krimet



Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për masat e BE-së kundër Kosovës. Ai tha se ato janë të padrejta, derisa shtoi se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit.

Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutivi më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra.

Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka thënë se Kosova është e gatshme dhe e interesuar shumë më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër.

“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht ë të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur ai.

Lidhur me parkun e përuruar të dielën, Kurti ka thënë se ky park prej 1 hektari ka vlerën prej 124 mijë euro.

“Të gjitha vendimet e mëdha merren për të tashmen dhe të ardhmen, e kjo është për fëmijët tanë. Urojmë që ky park do të kthehet një vend ku të gjithë do të krijojnë momente të mira. Janë pikërisht këto hapësira që e lidhin individin me vendin. Ky park është 124 mijë euro prej 1 hektar”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje të dielën ishin edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.



9 Comments

  1. Sakte, thjeshte, bukur! Asnje mm tolerim, asnje hap mbrapa, forco ushtrine, pergatitu per tu perballur me shtetin genocidial serb qe mbeshtetet nga Rusia+usa+ue+dreqi dhe shejtani! Tani krahet i ke te sigurta, jane mbi 1200 ushtare turq, ne Republiken e Kosoves. Turqia po e furnizon Kosoven me Bayraktar TB2, raketa portative Aksungur, topa Boran, autoblinda Vuran e gjithecka moderne qe nevojitet, gati per perballje e provuar kunder ushtrise ruse dhe 100% efikase, te gjitha falas, dhurata nga PERANDORIA OSMANE, koha punon per ne, te fala nga Franca, KAQ!

    1. Gjenocidial, kushtetushmeria.. Nje mesim i gjuhes do te te bente mire.. Apo ti nuk ke nevoje, di turqishten!

  2. Nderkombetaret i imponuan kushtetuten me absurde Kosoves dhe tani edhe kete duan ta shqepin. Zot na ruajt nga te marret!

  3. ky idioti Albin Kurti akoma nuk merr vesh se ku e futi Kosoven Po te terhiqet BE dhe USA serbia e merr kosoven me gernete per 8 ore

  4. Pergjigje te 16.40:. Serbia e kishte koloni kosoven per 100 vjet dhe e humbi. Sot ka perball nje shtet e nje popull gjith shqiptar te organizuar ne te gjitha format. SHBA e BE ndihmuan nje popull qe per 100 vjet ka luftuar dhemb per dhemb me serbet. Sebet e kane te sigurte disfaten po kerkuan lufte.

    1. Mmm do beni lufte ju kosovaret? App doni te fusni ne lufte te tjeret.. Njeqind vite nuk keni pas b*** tani do boni nomin.. Shume nga ju vazhdojne hane biskotat e seebise plazma e shume mburren me shkollat serbe. Kosova nuk eshte ne gjendje as te jetoje e jo me te luftoje vete. Rrini rehat e mbyllni gojen se po ju japin buke te tjeret.

      1. Ti sikur te jesh serb dhe jo shqiptar!.Kur thua 100 vite , me cfare te luftonin 100 vite ? Me gure?Nuk ja ke iden historise se Kosoves.Sa luftera dhe heronj ka nxjerre Kosova ne keto 200 vite te shkuara, Shqiperia nuk i ka pas ushtare.Edhe shpalljen e pavaresise ne 1912 ishin djemt e Kosoves qe i mbrojten krahet Ismail Qemalit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *