• |
ide | kryesore

Ish-ministri Jabllanoviç hyn ilegalisht në Kosovë, policia e ndalon në Zveçan

Lajme, Të fundit



Ish-Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, është ndaluar mbrëmë në Zveçan, sepse së bashku me një pasagjere dhe dy fëmijë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE/Zveçan 04.07.2023 – 21:50. Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.



4 Comments

  1. me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.

    Por si është e vërteta?

    “Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.

    Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”

    Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”Bushat ti je ne dijeni qe Albini eshte i Sorosit

    1. Kush e ka thene kete.He ta dime kush eshte shpifesi i kesaj propgande>? (se qenka merzit dhe ai qe pardje ra kjo teze propagandistike,e kujtdo qe e shpif)

  2. Ligji vlen per te gjithe. Mire per te qe paska shpetu pa i gjet arme ne makine, se kane fillu transportojne arme me ambulanca trimat cetno-serbe

  3. dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës” tha ai.

    Teksa ka ‘harruar’ se SHBA e ka shpallur person ‘non grata’ familjarisht Berishen, lideri i Rithemelimit, me sa duket eshte shume i pezmatuar per turin e Rames ne rajon per samitin e Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *