• |
ide | kryesore

“E publikuan videon për të treguar se janë Zoti në zonë”, flet ish polici që denoncoi Rrajat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka një histori me fisin Rraja që janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dhunës barbare ndaj dy anëtarevë të fisit Maja. Ai la detyrën dhe familjarisht u largua nga vendi duke fituar azil në një vend europian, pasi siç deklaroi u kërcënua me jetë nga Rrajat pse pranoi denoncimin e Xhisiela Malokut.

Në një intervistë për RTV Ora, ish-polici Emiljano Nuhu u shpreh se klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime.

Ai tha se personat që e kërcënuan më në zyrë i denoncoi që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë:
“Në rastin tim nuk u publikuan pamjet se u manipuluan nga politika. Klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata Zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime. Është jam kërcënuar nga personi me veshje të zezë në pamje, nga Xhelal Rraja që shihet aty me pistoletë.

Ky person më nxori armën në zyrën time në praninë e politikanëve që përmenda. Personat që më kërcënuan më në zyrë i denoncova që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë. Edhe Rrexhep Rraja që është arrestuar për atentatin e prokurorit dhe Redjan Rraja që e denoncova se më kërcënuan është i arrestuar”.



8 Comments

  1. Kur punonjesi i policise qe denonconte me emer e mbiemer deputet Balla e Rraja ,kryerarin e bashkise kruje , rama thoshte kam pare videot dhe e quante horr policim , kur ai tjetri denonconte tahirin po ky rama e quante te shitur te opozita ,kur denoncohej babalja thoshte qe kam ekspertizen e zerit duke ndikuar ne shkelje te ligjit drejtesin e cila kurr nuk u muar me videon e komisariatit te fushkrujes ku kercenohej oficeri ne zyren e tij ne prani te Balles , drejtesia nuk u shpreh kurre per perndjekjen qe ju be atij qe denoncoi klani tahiri, drejtesia nuk u shpreh kurre per ekspertizen e zerit te babales se helbete Babloku ja mbylli gojen dhe ne çuditemi perse jemi ne kete situate pa shtet edhe te pasigurt ku gelon e mer hov vetegjyqesia.

  2. Ishte data 29 qershor i këtij viti kur “me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, rendit kushtetues, stabilitetit si dhe mbrojtjes së interesave shtetërore”, Qeveria e Kosovës mori vendim për shpalljen e “Civilna Zastita” si organizatë terroriste, por vetëm pak ditë më pas anëtarëve të saj u dolën pagat nga Qeveria e Kosovës, njëjtë siç u dalin tash e sa vjet

    1. Nuk është kjo tema e artikullit or i paymër.Apo qëllimi yt është të tregosh diçka që nuk egziston kundrejt një krimi me mburojë shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *