• |
ide | kryesore

Itali, qeni zbulon drogën në shtëpinë e shqiptarit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali, qeni zbulon drogën në shtëpinë e shqiptarit



Një 65-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali këtë të hënë pasi iu gjet drogë në shtëpi .

Autoritetet italiane bëjn me dije se gjatë ditës së sotme, skuadra antidrogë në Romë ka kryer një kontroll fizik në shtëpinë e një 65-vjeçari shqiptar i cili ishte i njohur për policinë.

Efektivët kanë gjetur në shtëpinë e të moshuarit rreth 300 gramë kokainë të ndarë në 12 doza gati për shitje, si dhe një sasi marijuane të ndarë në qese të vogla.

Dyshimet e policisë nisën kur shqiptari refuzoi t’u hapë derën efektivëve, ku ata më pas kanë hyrë me forcë. 65-vjeçari e kishte fshehur mirë drogën në tualetin e tij dhe karabinierët nuk e gjetën dot.

Megjithatë, autoritetet ishin të bindura se në shtëpinë e shqiptarit kishte drogë, ku më pas kanë njoftuar njësine e qenëve të drogës. Qeni antidrogë i quajtur “Dingo” e ka gjetur lëndën narkotike në shtëpinë e shqiptarit menjëherë edhe pse ai e kishte fshehur në ujërat e zeza të tualetit.

65-vjeçari shqiptar u arrestua nga karabinierët dhe u dënua nga Gjykata e Tivolit, e cila vuri masën arrest me shpi gjatë natës për shqiptarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *