• |
ide | kryesore

Defekti, pa drita një pjesë e Tiranës e Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Defekti, pa drita një pjesë e Tiranës e Durrësit



OSHEE njofton për një defekt në linjën 110kV, që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për abonentët Tiranë dhe Durrës.

Mësohet se sot rreth orës 14:00 një pjesë e Tiranës mbeti pa energji elektrike për afro 15 minuta për shkak të avarisë në rrjetin 110kV të OST – akset Tirana 2-Selitë-Sharrë.

Kjo solli ndërprerje të energjisë në disa n/stacione të OSSH, përfshi dhe Spitallën në Durrës.

Pas disa manovrimeve u bë e mundur rikthimi energjisë elektrike në zonat e prekura kryesisht (Tiranë e Re, Selitë, Kombinat, etj), si dhe në disa lagje të Durrësit (Spitallë, Durrësi i Ri ‘ish-këneta’, rruga “Aleksandër Goga”).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *