• |
ide | kryesore

Plazh e biznes pa leje në Ksamil, policia shoqëron një person

Lajme, Të fundit



Gjatë mbrëmjes së të hënës IMT ka zhvilluar një operacion në kuadër të lirimit të hapësirave të zaptuara nga bizneset në bregdetin e jugut.

Sipas policisë mësohet se në operacion është zbuluar një plazh i hapur dhe ndertuar në menyre të paligjshme ne Ksamil. Plazhi është i ndërtuar në vendin e quajtur “Laguna”. Janë zbuluar dhe sekuestruar qindra shezlonge të vendosura.

Gjithashtu në këtë hapësirë ishte ndërtuar edhe një bar-restorant në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të këtij operacioni është zbuluar edhe një rrugë e hapur e ndërtuar me mure betoni që të çon në këtë plazh. Policia ka shoqëruar një person dhe ka shpallur në bashkëpuntorin e tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *