• |
ide | kryesore

Aksident në Levan, plagoset shoferja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj.

Bëhet me dije se një automjet tip Audi, i cili drejtohej nga një grua, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një tokë bujqësore.

Mësohet se e aksidentuara menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit. Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia, ndërsa dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *