• |
ide | kryesore

“Katër viktimat tërhoqën njëri-tjetrin, nuk dinin not asnjëri”, detaje nga tragjedia në Gramsh

Arkiva, Lajme, Të fundit
"Katër viktimat tërhoqën njëri-tjetrin, nuk dinin not asnjëri", detaje nga tragjedia në Gramsh



Ilir Llapushi, shefi i zjarrfikëses në Gramsh, ka folur për mediat mbrëmjen e djeshme pas tragjedisë së rëndë ku mbetën pa jetë katër anëtarët e familjës Zogu.

Llapushi është shprehur se në liqen ka gropa të rrezikshme e që njerëzit që nuk dinë not nuk duhet të futen fare në liqen.

Ai tha se në liqen nuk mund të ketë roje pasi nuk është një ambient për t’u larë si plazhi, megjithëse dje siç tha ai qëlloi fati i keq i familjes Zogu, pasi ditët e tjera ka pasur patrulla të zjarrfikësve në liqen.

‘Ngjarja është shumë e rëndë, babai me dy djemtë e vet ka ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur u pari, ka shkuar për t’I ndihmuar i dyti, të tre s’kanë ditur not. Dhe u katërti nuk ka ditur not. Këtu ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e HEC-it të Banjës dhe janë të menjëhershme dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur. Ata kanë rënë direkt ë gropa e kanë tërhequr njëri tjetrin. Liqeni është u thellë i gjithi nuk mund të vësh tabela informuese. Faktikisht liqeni nuk është për t’u larë, nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ne si zjarrfikës e patrullojmë dhe dje në darkë këtu kemi qenë se kemi një gomone, që patrullojmë vazhdimisht, fatkeqësisht sot nuk erdhëm, jo se do ta shpëtonim por sot nuk erdhëm e qëlloi keq për familjet e tyre. Nuk është plazh këtu që të ketë roje, këtu nuk lahet njeri fare. Një njeri që nuk di not nuk duhet të futet sidomos nëpër liqene që janë të rrezikshme.”-tha ai.



3 Comments

  1. Patjetër përgjegjësi e rende e strukturave te mjedisit. Duhet te ket tabela paralajmëruese si ne cdo vend te botes

  2. Po tablela duhet të jene. Por edhe veprimin e tyre nuke e kuptoje si jane fute aty kure nuke kane dite not

  3. Duke mos ditur not dhe lahen në një liqen që është dhe i rrezikshëm!!! Duhet me thënë që aty e kishin të shkruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *