• |
ide | kryesore

Përgjimet nga Franca/ Shefi i Operacionales komunikonte me Ervis Martinajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
martinaj bistri



Dosja e SPAK, që çoi në pranga ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega bashkë me “investitorin strategjik” Pëllumb Gjoka përmban komunikime të Ervis Martinajt, ish bosin e lojërave të fatit që është zhdukur prej një viti.

Oltion Bistri në kohën kur ishte drejtor i Policisë së Lezhës, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn, të cilin e njoftonte për aksionet që bëheshin për kapjen e tij. Pasi la postin e drejtorit të Lezhës, Bistri u emërua shef i Operacionales.

Në ditën e tij të fundit, në 9 Gusht para se të largohej në drejtim të paditur Ervis Martinaj ishte i shoqëruar pikërisht nga një efektiv i Operacionales, që quhej Jeton Lami.

Lexo edhe: Gjykimi i Jeton Lamit/ Si u varros dosja e Ervis Martinajt

Lami nuk tregoi asnjëherë se ku u zhduk Ervis Martinaj, por duke qenë se ai shkoi vetë drejt vrasësve të tij kuptohet se ra në kurth dhe u tradhtua nga njerëz që kishte pasur një marrëdhënie besimi.



4 Comments

  1. Pra ky koklopa polic e paska cuar te goja e ujkut! Ketij eshte per ti varur zorret ne qafe brenda ne burg .. mashkull kurv!

  2. Basha sfidon Berishën: Hajde votojmë vetingun, shohim kush është pengu i Ramës,gjellen qe rama gatuan gjithmone per opozitaret e tipit salih lulzime metaj mona muli vokshi Gei gazi e te tjere shpellkare politike te salihut nuk dine ta hajne ashtu si duhet opinion bersit gjithologe te lapsit e syrit,ky polici i salihut merrte dhe salihun e informonte per krimet qe do kryenin,pa ok e salihut asnje nuk vritej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *