• |
ide | kryesore

Operacion në Sauk/ Policia gjen makinën e Eljon Hatos, mikut të Ervis Martinajt

Arkiva, Lajme, Të fundit
Hatos



Mediat raportojnë se policia ka gjetur makinën e Eljon Hatos, një emër i njohur për drejtësinë. Ai konsiderohet si një prej miqve më të ngushtë të Ervis Martinajt. Emri i tij është lakuar në shumë ngjarje të rënda kriminale të regjistruara në vitet e fundit.

Makina thuhet se u zbulua këtë të premte në Sauk të Tiranës. Sipas të njëjtave burime, forca të shumta policie mësohet se janë vënë në ndjekje të të shumëkërkuarit, megjithatë për momentin nuk ka ende gjurmë të tij. Edhe dy muaj më parë, me dhjetëra forca të RENEA-s dhe FNSH-së u angazhuan për të kapur Eljon Haton, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, si pjesë e dosjes “Metamorfoza” që po hetohet nga SPAK.

Por ndërhyrja e befasishme e mbi 50 forcave speciale në banesën 2-katëshe të vëllait të tij në fshatin Grudë të Shkodrës, duke kapërcyer muret rrethuese dhe telat me gjemba, përfundoi pa sukses. I shumëkërkuari nuk u gjet. Dyshimet janë se ai mundi të largohet përpara ndërhyrjes. SPAK e akuzon atë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *