• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla për shoferin: Ishte pjesë e Gardës që nga 2006!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lindita Nikolla


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar aktin e rëndë të gardistit që qëlloi me armë drejt fqinjëve të tij me të cilët ishte përleshur më herët për një konflikt për pronën. Nikolla kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant. Në mesazhin që ka shpërndarë në rrjetet sociale, Nikolla përmend faktin se shoferi i saj kishte që nga viti 2006 që ishte pjesë e Gardës së Republikës.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”– shkruan Nikolla.

Kjo nuk është hera e parë që Nikolla ka probleme me shoferin e saj. Kur ishte Ministre e Arsimit, shoferi i Lindita Nikollës u arrestua se kishte marrë 3 mijë euro nga një person të cilit i kishte premtuar një vend pune.


10 Comments

  1. Çfarë kuptimi ka të citosh që është pjesë e gardës nga 2006!!!Mos donte të thoshte që e ka fajin Saliu se në atë kohë ishte kryeministër!!Anormale krejt kjo dhe sekti i tyre me në krye Ramën.

    1. E verta ështe se budigardat e Berishes dhe të familjes së ti qellonin edhe kamajeret me arem kure atyre ju tekej. Se për rrahje ju bënim hallall. Dhe policija nuke guzoni që të bënin cik vik me goje. Pavarsish se Pak a shume jane njësoj.

  2. Martin Nikolli ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.Ju pergjigj te gjithe shpellkareve cecene te salihut qe ajo e gjeti ne garde nuk e ka mare ajo ne pune

  3. O idjoter shkruani per ate qe ndodhi para dy ditesh è jo ate te 2006. Shprehja qe fajin e ka Saliu eshte e tej konsumuar. Si kur te kthehemi 50 vjet mbrapa e te themi se fajin e ka Enveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *