• |
ide | kryesore

SHBA kërkon parlament plotësisht funksional, PS pritet t’i pranojë opozitës dy komisione hetimore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lindita Nikolla priti sot me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David Wisner. Ne njoftimin për media të ambasadës së SHBA flitet ndër të tjera edhe për rikthimin në normalitet të parlamentit.

Takimi vjen një ditë para mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës së mbështetur nga Sali Berisha.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik. Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Sic mëson Lapsi.al, mazhoranaca pritet t’i pranojë opozitës ngritjen e dy komisioneve hetimore në këmbim të zhbllokimit të jetës parlamentare dhe rikthimit në normalitet.

Fillimisht PD do të ketë nesër mbledhje grupi ku Gaz Bardhi do të marrë një lloj autorizimi prej deputetëve të tij dhe më pas në orën 13:30 përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Shih shih … PS po lëpin atë që ka pështyrë…. Pse ky ndryshim “zemre” ??!!!!!

    Shumë bukur! Tani e ka rradhën nxjerrja e doktorit nga arrestimi i paligjshëm i Berishës.

  2. Mire ky ambasadori i ri i BE eshte Gay i deklaruar dhe mund ti pelqeje “muhabeti” me te ngjashmin e foltores Gaz Bardhi por Zot na ruaj mos kane edhe keta ta ambasades se SHBA personel te shoqates.

  3. Po mirë që i kërkohet të lejohen komisionet po pse përcakton dhe sa !!!!
    Prapë Amerika e butë me Ramën!!!
    Hë mos lëri 2 komisione o Ramë dhe ti, mos i bëj fare kurnac!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *