• |
ide | kryesore

Bardhi apel Nikollës: Të heqë dorë nga arroganca dhe masat e përjashtimeve masive

Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të seancës plenare, Gazment Bardhi i bëri thirrje Lindita Nikollës që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson veprime të paligjshme.

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD-së vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollës, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që m’u bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”, tha Bardhi.



8 Comments

  1. Si te heqi dore shoqja Lindita!
    Kundershtari eshte armik.
    E kane ne gen te ngulitur.
    Vec dreqi ben pune me ta

  2. Ndrysheeeeee. Heeeee
    E dini ju ca ben ky.
    Keshtu qe nese nuk doni.
    Qe te zhvishet ky ne parlament.
    Beni cfar ju thot.

  3. Perse merresh me te jashtemen e problemit ore skuth, pa le, po mundohesh nen humor banal.A po shkelen te drejtat e opozites ne ate qelbesire parlament, a po perdoret dhune shteterore, a po vihen ne jete ligje te perjashtimit, me cte drejte paska shumica, qe tashme dihet shumic me vjedhje e mashtrim, na paska te denoje deputetet opozitare nepermjet dhunes kartonit komanduar, ata, sa votues kane qe presin premtimet.Kesaj i thone beni ei dua une, se demokraci liberale, funksionale as mos prisni nga keta deputete ne qofshin shumise, por dhe nga partija qe i ka zgjedhur e emeruar.Shihni kryetaren e parlamentit,nji pule e lagur, servile e denje e sektit dhe e Rames, qe nuk e zbato e para rregullin e kushtetuten, e perfaqeso kuvendin surrogata.Kjo eshte demokracia e pushtetit te qelbesirave.

    1. Ketu kryesore eshte se si do marri pushtetin opozita. Me keta hajvanet si puna e Mulit apo me budallenje si puna e juaj. Edhe sot po te votohet, mavite i kane gati 800 mije vota. Cfare po ben opozita? Asgje . Vetem zhurme kush e kush te jete i garantuar ne lista. Per te marre pushtetin jane komplet te papergatitur. Si do ti nxjerr ata 150 mije votues gri te votojne per opoziten, kur dihet qe eshte shtresa me ndergjegjshme se cfare po ndodh. Duhet program i ri, me njerez te rinj te pa kompromentuar nga klasa e qelbur politike.

  4. Flamur Noka imiton ballistët
    “Kur zbardhi një ditë” filmin pa ngjyra
    Ku trimat e Selfo Qorrit këmbëkryq
    I hedhin miell sho-shoqit në fytyra.

    Flamur Noka trim mbi trima
    lufton me një pako miell
    ia hedh në fytyrë gardistit
    jo natën, por ditën për diell.

    Gardistit si qengj i urtë
    i është zbardhur fytyra krejt
    ndërsa më tutje ca të tjerë
    bëjnë foto shpejt e shpejt.Gei bardhi qe ke fituar simpatine e shpellkareve maloke e cecene te salihut tani jane shtuar dhe skifteret e salihut e mulit.

  5. Bukur po qeverrisin -mavinjtë-
    se në krye kanë drogaxhinjtë
    kanë Safet Gjicët dhe Shykyrinjtë
    prapa i ndjekin nga pas mutërt
    të gjithë trafikantët dhe hajdutert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *