• |
ide | kryesore

Dua Lipa sërish në telashe ligjore

Paparazzi, Slider



Dua Lipa dhe Warner Music thuhet se janë goditur me një padi të tretë për hitin “Levitating”.

Padia e fundit, vjen nga producenti muzikor Bosko Kante, i cili pretendon se Duas nuk i është dhënë kurrë leje për të përdorur regjistrimin e tij “talk box” në remikset e saj të “Levitating”, sipas Billboard. Kante pretendon se kënga “talk box” u krijua për interpretimin origjinal të “Levitating”, por ajo dhe labeli nuk u lejuan ta përdorin atë në remix, duke përfshirë versionin “Da Baby”.

“Paditësi bëri përpjekje të shumta për të zgjidhur këtë çështje pa gjyq, por përpjekje të tilla ishin të pasuksesshme, për shkak të mosgatishmërisë së të pandehurve për të bashkëpunuar ose pranuar përgjegjësinë për këtë shkelje flagrante të të drejtave të autorit të paditësit,” pretenduan avokatët e Kante në padi. Kante, i cili ka krijuar performanca talk box për Kanye West dhe Big Boi, është bashkëthemeluesi dhe CEO i ElectroSpit talkbox, i cili është një version dixhital i talkbox – një pajisje që lejon artistët të modifikojnë tingullin e një instrumenti muzikor përmes gojës së një personi.

Paditësi pretendon se ai u kontaktua nga Stephen Kozmeniuk, një nga producentët e “Levitating”, në vitin 2014 për të bërë një performancë talk box që do të ishte pjesë e publikimit origjinal të “Levitating. Pasi e bëri, ai tregoi se kishte një marrëveshje verbale që performanca e tij mund të përdoret në “Levitating”. Megjithatë, Bosko thotë se marrëveshja nuk u shtri në mënyrë eksplicite për remikset përtej versionit origjinal, kështu që Lipa dhe Warner Music nuk kishin leje ta përdornin atë për remikset që shfaqnin Madonna dhe Missy Elliott ose me Da Baby./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *