• |
ide | kryesore

Gjyqi i ish-shefit të FBI/ Çfarë paralajmërojnë rrëfimet e Charles McGonigal

Arkiva, Kryesore, Lajme



Sa më shumë sekrete të ruajë për paratë që u mori rusëve dhe shqiptarëve, aq më shumë vite burg mund t’i shtojnë prokurorët në pretencë. Prandaj Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së ka pranuar t’i rrëfejë të gjitha detajet e marrëdhënies së tij me rusët, në këmbim të një marrëveshjeje të  mirë.

Të martën, Charles McGonigal pranoi se i shërbeu oligarkut rus Oleg Deripaska në këmbim të parave. Në fillim punoi për ta ndihmuar atë të dalë nga lista e zezë e sanksioneve të SHBA, më pas përdori pushtetin dhe lidhjet në FBI, për të dëmtuar një oligark tjetër rus, rival të Deripaskës.

Nga çfarë shkruajnë mediat më prestigjioze të SHBA-së, në sallën e gjyqit McGonigal lexoi pendesën e tij për marrëdhënien që zhvilloi me rusët, ku veç të tjerash citohet të ketë thënë:

Ky, siç mund ta merrni me mend, ka qenë një proces i dhimbshëm jo vetëm për mua, por edhe për miqtë e mi, familjen e gjithë të dashurit. Marr përsipër përgjegjësi të plotë teksa veprimet e mia nuk ishin kurrë me synimin për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”.

Lexo edhe: Afera McGonigal/ Ku ndryshon narrativa e Ramës nga ajo e FBI-së

Lexo edhe: VOA: Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të opozitës për McGonigal

Lexo edhe: Afera McGonigal/ Pse propaganda e Rilindjes nuk ta ngref

Në kërkim të marrëveshjes edhe për dosjen “Shqipëria”

Kuptohet se tek Charles McGonigal nuk ka mbetur më asgjë nga shefi i rreptë dhe i pushtetshëm i FBI-së, që kudo shkonte ishte i veshur me misterin dhe fuqinë e shërbimeve inteligjente amerikane. Tani ai është një njeri i mbuluar publikisht nga turpi, para familjes, miqve dhe kombit amerikan.

Së shpejti pret një seancë tjetër të rëndësishme në gjyqin e marrëdhënies së dyshimtë që zhvilloi me shqiptarët. Edhe aty po tenton të arrijë një marrëveshje me prokurorët e ngjashme si ajo për rusët, në mënyrë që të përfitojë sa më shumë ulje të viteve të burgut.

Dosja e udhëtimeve në Shqipëri e akuzon se mbajti të fshehtë detaje të rëndësishmë të vizitës, që nga takimi në zyrën e Ramës tek shuma e 225 mijë dollarëve që i mori Agron Nezës, një ish-agjent i shërbimeve shqiptare, që shërbeu si sekser i takimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me politikanë dhe biznesmenë të tjerë vendas.

Ajo që pritet të rrëfejë McGonigal është se për cilin nga shërbimet e tij në Shqipëri u pagua me dollarët që i dha Agron Neza. Deri tani ai ka pretenduar se paratë, thjesht i mori borxh. Por nëse kërkon mirëkuptim nga prokurorët, duhet të japë më shumë se kaq.

Për ta kuptuar më mirë pozicionin e vështirë ku gjendet, duhet thënë se McGonigal është zbërthyer për paratë që mori nga Oleg Deripaska. Ai ka thënë se është paguar me 17 mijë e 500 dollarë për të dëmtuar rivalin e Deripaskës, Vladimir Potanin. Ka thënë se paratë kaluan nga një bankë në Qipro dhe më pas në një kompani në Xhersi. Nëse McGonigal do të kishte zbuluar asete të fshehura të Potanin me vlerë rreth 500 milion dollarë, ai do të ishte shpërblyer me 3 milion dollarë nga Deripaska. Por para së puna të mbaronte, McGonigal u arrestua.

Pas pranimit të faijt nga McGonigal, ëashington Post ka shkruar:  McGonigal përballet me akuza të tjera në Uashington DC, ku një juri e madhe federale e ka paditur atë për fshehjen e marrëdhënies së tij me një ish-punonjës të një agjencie të inteligjencës shqiptare.

Prokurorët atje thonë se McGonigal mori më shumë se 225,000 dollarë nga ish-zyrtari shqiptar dhe fshehu aspekte të marrëdhënies së tyre, gjë që krijoi një konflikt interesi me detyrat e tij si zyrtar i FBI-së. Një avokat i McGonigal të martën tha se McGonigal ishte ende duke punuar për të arritur një marrëveshje të mundshme mbi ato akuza.

“Ne jemi të hapur për t’u trajtuar në mënyrë të drejtë,” tha avokati i McGonigal, Seth DuCharme. “Kjo është gjithçka që zoti McGonigal ka dashur ndonjëherë.”

është provuar tashmë se McGonigal ishte një zyrtar që për të bërë para, vendosi të përdorë pozicionin e tij si shef i zyrës së tij në Neë York. Por cilat janë shërbimet që McGonigal kreu në Shqipëri nëpërmjet Agron Nezës?

Takimi me Edi Ramën dhe nisja e hetimit për Lulzim Bashën

Rekrutimi i një prej shefave të FBI-së për të goditur ish-kreun e opozitës shqiptare Lulzim Bashën është padyshim një nga njollat më të errëta të historisë së ardhjes së tij në vendin tonë.

Për vizitat e McGonigal në Shqipëri “Neë York Times” shkroi se “Ndërsa ishte ende në FBI, ai krijoi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe sipas prokurorëve të Uashingtonit ndërmori hapa që ishin në dobi të këtij politikani”.

Lidhjen mes parave që mori dhe shërbimit që i bëri Ramës e ka vënë në dukje edhe CNN, kur shkruajti “McGonigal dyshohet se pranoi të paktën 225,000 dollarë për të ofruar atë lloj ndihme, duke gënjyer FBI-në për aktivitetet e tij, duke përfshirë udhëtimet e shumta në Evropë të paguara nga kontakti i tij shqiptar dhe të marra pa informuar FBI-në, si dhe kamufloi një marrëdhënie të fshehtë që ai mbante me Kryeministrin e Shqipërisë”.

Akoma më i drejtpërdrejtë ishte ëashington Post, kur përshkroi me nota më të errëta nmarrëdhënien mes Edi Ramës dhe ish zyrtarit të FBI-së. “Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar“, shkruan gazeta. “McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë“ thotë ajo.

Shërbimi që ofroi McGonigal për Ramën është i ngjashëm me atë që kreu për oligarkun rus Oleg Deripaskën. Ish-shefi i FBI për Neë Yorkun u angazhua personalisht në nisjen e hetimit për një kontratë lobimi të Lulzim Bashës në SHBA në lidhje me një pagesë me prejardhje të errët, prej 675 mijë USD, me të cilën ish-kreu demokrat përfitoi një foto me presidentin Donald Trump, disa intervista dhe takime përtej oqeanit.

Akt-akuza përshkruan se si Neza dhe McGonigal hynë në zyrën e Ramës në kryeministri përmes këshilltarit informal, Dorian Duçka. Neza dhe Duçka e përdorin McGonigal për të ndikuar tek Edi Rama për bizneset e tyre; tendera nafte, shmangie kompanish ruse në favor të atyre kineze etj.

Takimi u mbajt sekret nga FBI-ja, të cilës McGonigal e kishte për detyrë t’ia tregonte lëvizjet. Ish kolegët e agjentit të FBI-së, i thanë atëherë CNN se ky duhet cilësuar si një rast korrupsioni.

Pas takimit në kryeministri gjatë muajit shtator me Edi Ramën, McGonigal mori 225 mijë USD nga Agron Neza.

Në 14 nëntor 2017, sipas ligjeve amerikane, lobisti Nik Muzin bëri i transparente departamentit të drejtësisë, paratë që kishte marrë në këmbim të shërbimeve që i kishte dhënë Bashës dhe PD-së, para zgjedhjeve. Agjensia BIRN botoi, në 23 nëndor 2017, në bazë të të dhënave të Nik Muzinit, një artikull të fortë të gazetarit Besar Likmeta, ku ende nuk përmendej hipoteza për lidhjet ruse, por hidheshin dyshime për burimet e financimit të parave që kishin mbëritur në SHBA.

Po në nëntor 2017, McGonigal rikthehet në Tiranë. Takohet me Ramën, i cili me sa duket ia kishte gjetur punën fitimprurëse që do t’i kthente nderin. Ja çfarë shkruan Neë York Times: “Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

E sigurtë është se materialet mbërrinin nga Tirana, madje drejtpërdrejt nga kryeministria. Edi Rama ka pretenduar se nuk mund ta bënte një gjë të tillë, pasi ai nuk kishte më shumë materiale sesa kishte botuar BIRN në në 23 nëndor 2017 . “Po të kisha pasur, pse jo, do ti’a kisha dhënë FBI-së”, tha ai në Euroneës, në një përpjekje për ta shfryrë çështjen.

Por, leximi që Neë York Times i bën aktakuzës së prokurorëve amerikanë e përgënjeshtron kryeministrin. “Në fillim të vitit 2018, sipas aktakuzës së Uashingtonit, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione për zotin Muzin – disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama. Z. McGonigal më pas e përcillte informacionin tek të tjerët në zyrën e FBI-së në Nju Jork”, nënvizon gazeta.

Këto materiale që servireshin nga Neza dhe këshilltari informal i kryeministrit, Dorian Duçka, i jepen FBI-së. Duçka paguan edhe dëshmitarët që dëshmojnë për FBI-në lidhur me këtë ngjarje dhe kjo i mbahet e fshehtë FBI-së. Në shkurt 2018, hapet hetimi zyrtar për lobistin e Bashës.

Në harkun e gjashtë muajve, falë një lidhje sekrete dhe pagesave nën dorë arrihet gjithçka. Skema ka funksionuar.

Charls McGonigal i kishte hallall paratë sepse ai dhuroi më shumë municion të rëndë sesa duhej për asgjesimin e opozitës.

Lexo edhe: Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën

Lexo edhe: Bussines Insider/ Dyshimet si u korruptua McGonigal

Lexo edhe: “Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë”

NEW YORK, NEW YORK – JANUARY 23: Charles McGonigal, the former head of counterintelligence for the FBI’s New York office, stands silently as his Attorney Seth Ducharme gives a statement to the media after leaving Manhattan Federal Court on January 23, 2023 in New York City. McGonigal is being charged with money laundering, and conspiring to violate U.S. sanctions against Russia while secretly working with Russian oligarch Oleg Deripaska. Sergey Shestakov, a former Soviet and Russian diplomat, has also been charged in the case. (Photo by Michael M. Santiago/Getty Images)

Lidhjet shqiptare të Charles McGonigal

Përveç Ramës, McGonigal është takuar edhe me Tom Doshin, deputetin e PSD-së, që në atë kohë kërkonte me ngulm zbulimin e komplotit për vrasjen e tij.

Veç me Tom Doshin, McGonigal është takuar edhe me biznesmenë shqiptarë të cilëve u ofrohej si ndërmjetës për të marrë vizë amerikane. Një prej tyre, Irfan Hysenbelliu tregoi se “Edhe ai i FBI-së (McGonigal), e ka prurë edhe tek unë, është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës edhe më tha mund të të ndihmoj me avokat. I kam thënë “Jo”. Nuk marr vizë amerikane me pagesë, i thashë. Po e meritova do ta marr”, ka pranuar ndër të tjera Hysenbelliu.

Një tjetër takim është zhvilluar me Ylli Ndroqin, pronarin e Ora Neës të përfshirë në listën e zezë nga SHBA. Në një mesazh të publikuar nga Sali Berisha, të cilin Ndroqi nuk e ka mohuar, ai shkruan: “Ekipi i famëziut McGonigal, tradhtarit të kombit amerikan, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza, kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’u zhvatur atyre miliona euro. Njëri nga këta biznesmenë, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, miliona për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv, Ora Neës, Ylli Ndroqi”.

McGonigal është takuar edhe me Damian Gjiknurin, me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, me Ramush Haradinajn etj./Lapsi.al



22 Comments

  1. Dhe ne fund, rilindasit do te ngrihen dhe do tu pergjigjen amerikaneve “edhe bar do te hame por udheheqsin nuk e dorezojme”. Mjere Shqipetaret qe kane ngel aty.

  2. Thone qe edhe ca bizmesmene te tjere, te trembur edhe pse nuk u kishye dale emri, vrapuan ti conin ca miliona qe te ishin brenda

    1. E cfare do nxjerre? Asgje. Do te jete “classified”. Ne menyre qe te mos ekspozoje qe aferen me Ramen dhe pergatitjen e “non grates” per Berishen, e kreu permes perfaqesise se SHBA ne Tirane dhe keshilltareve te saj “te fshehte” qe tani mbajne ca zyra ne Langley. Ca te thone, qe i terhoqi prej hunde korrupsioni enveristo-kriminal i mafies se kuqe te Tiranes??? Ndaj pra asgje mos prisni se nuk kane arsye qe mire qe e dhjene por ta trazojne me shume ere te keqe sjell per ta. Vetem fati ose interesi i ndonje prestigjoze si NYT apo WP mund tua prishe planet. Pa te tjeret, pirthni se liroheni. Perfshire mender Spakun.

  3. Rrefimet e z.Mc Gonigal paralajmerojne rritje taksash dhe taksa te reja te padegjuara me pare ne

    asnje vend te botes sic eshte taksa per termetin imagjinar (jo termetin real te gjinkurit) per ti

    derguar pertejoqeanit ne kembim mbulljes se aferes. Ajo e Bechettit eshte therrime para kesaj

    qe do tu duhet taksapaguesve te uritur shqiptare te paguajne gjoja per termetin, rrufete, permbytjet,

    tornadot, uraganet, cunamet, temeraturat e larta apo ato te ulta, bresherin, rreshqitjet e dheut etj.

    Ah, Mc Gonigal, Mc Gonigal, c’na bere o burre . Na more ne qafe, mos pafsh hajer.

  4. “Aeroporti i Tiranës flet italisht”/ Canale 5 jehonë turistëve italianë që zgjedhin Shqipërinë: Avioni, shtëpia e makina për vetëm 150 euro,tani shpellkare e maloke vazhdoni te hani Mutin e salihut e sspiunit metaj,tju beje mire ai Mut.

    1. jam jashte shqiperise qe nga 98 e nuk me kane degjuar veshet nje taks te tille.sigurohet shtepia vetem me deshiren tende e jo me ate te qenerise.ka me dhjetra axhensi siguracioni me cmime te ndryshme.ti zgjedh.nuk eshte i detyruar.e kuptoj qe sorros shurraqi ka nevoje per disa qindra milion euro,por shqiptaret te hapin syte e ti japin nje loqe bythes atij e psikopatit vlleh.

  5. O patronazhist I ores 20.07 edhe nqs aeroporti i Tiranes, Vlores.Kuksit , Korces, , gjadrit, Kucoves

    flasin italisht, edhe nqs gjithe mejhanet e motelet e Tiranes mbushen me turiste, cfare i hyn ne

    pune shqiptareve. A mos eshte ulur cmimi i naftes,a mos jane ulur cmimet e mallrave te konsumit

    sidomos ato ushqimore, a mos jane rritur pensionet, a mos eshte rritur mireqenia? A , po , jane rritur

    taksat, e tash eshte gati te futet edhe taksa e baneses dhe e termetit se i duhen leket qeverise

    per tu dhene personave ne kerkim nga 90 mije euro ne dite, apo per 2 anijet fantazme ne clore

    qe pa u ndezur njehere marrin dhjetera milion euro, apo per te paguar Bechettin e bechettet,

    per te paguar Mc gonogalin e Mc Gonigalat pa fund qe sillet kesaj ane verdalle e mbushin

    valizhet ne kurriz te ketij populli fukara.

  6. Amerikanet denojne me gjygje te forta,vetem kundershtaret e qeverise dhe institucioneve te saja,dhe ne asnje menyre,nuk lene gje pa justifikuar,per te fshehur pislleqet e qeverise,Hunteri i Bajdenit me shoket e vet te FBI,apo CIA-s.Kelyshi i FBI,nuk ka bere gabime,por ka bere nje mori fajesh,shume te renda,qe per njerez amerikane te thjeshte,do denoheshin shume rende dhe nuk do e shikonin me diellin me sy.Shikoni,c’fare po bejne me Trampin,vetem per t’a penguar te mos behet President,se e dine se c’fare do u beje.Keto pislleqe ja ka mesuar edhe Rames,ky kelysh qelbanik i FBI,prandaj shikoni neper burgjet tona,njerez hallelinj,qe nuk mund te paguajne dritat,ndersa rilindasit,te zhytur ne Para,edhe nese rrezikohen,zhduken dhe shspetojne.Turp per ne qe i lejojme,por edhe turp per Ameriken,qe mbahet si model i demokracise!

  7. Qijini rrobt kush ka vjedh leket e taksapagusve te varfer shqipetare . Rishkerdhimit te paret , konfiskim pasurie , lug e pinje , pidhin e gruse e te motres te terve !!!!!!!!! Ter qiverine shkulini cdo cent . Iate palipidhropshikos ter femrat e rraces , pragun e shpis ku ta kesh !!!!!!! Tu nda buken ne nje mence mishi sic tha ahmutaj me melonin e blerin eee ,, ske koh per komente o rrobshkeerdhyer !!!!! Te qifsha pithn e fisit ,, safeti motren ngoj , ahmutaj grun ene shukriu gocen ne verr !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Jarge palikariropshkerdhyeri ishte per ty komenti , se skishe dal qarte emri me pare !!!! Qunat malok , qunat e bosnjes ene qunat qeqen ter listen e dasmes edhe pemen e fare fisnis ta shkerdhefshin !!!!!!!!

  9. Ish oficeri i sigurimit famëkeq enverist, përmendet këtu si “agjent i shërbimit të fshehtë shqiptar”.
    Nuk kam ndonjë konsideratë pozitive për Ilir Metën, por për muaj të tëra në mediat shqiptare është lakuar se dikur paskej spiunuar një shokun e tij.
    Ndërkaq më bën përshtypje se si ka mundësi që kryeministri shqiptar akuzon Metën si spium i sigurimit pa fakte konkrete, e vetë qenka i lidhur me një ish oficer të sigurimit që në emigracion në SHBA na qenka bërë mik me ish shefin e FBI për New Jorkun.

    Duhej të mjaftonte vetëm ky fakt i zbuluar , sikur Rama të kishte bërë mrekullira si kryeministër, që ai të jepte dorheqjen.
    Nëpërmjet një ish oficeri të sigurimit , Rama është njohur me McKonigal e ka bërë pazare me te për të goditur ish kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
    Se çfarë do të bëjë drejtësia amerikane për këtë skandal, është puna e saj, por di të ishte jashtë çdo llogjike që SPAK-u të mos hetonte Ramën, qoftë edhe për lidhjen e tij me një ish oficer të sigurimit enverist.
    Ka 32 vite që bëhet në Shqipëri lufta e shtrigave ndaj “spiunëve të sigurimit” , gjysma e të cilëve për hir të së vërtetës kanë qenë viktima të atij sigurimi, e nuk dëgjojme të demaskohen publikisht ish oficerë të sigurimit që kanë bërë krime monstruoze. e vazhdojnë të jenë pjesë e administratës shtetërore.

  10. SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e bashkisë pasi shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë.Bardhi e hengri tullin,salihu ben Llaxoren i lire,shpellkaret gezohen per llaxoren salih

  11. Ajo që nuk kuptohet, është përse Berisha e përfshiu dhe Ilir Metën në këtë histori dhe përse ngatërroi kohët e historisë së Ilir Metës me Tom Doshin.

    Aq më tepër që vetë Berisha e ka akuzuar Metën për këtë histori, ndërsa tani thotë se është sajesë e McGonigal.

  12. Kreu i Rithemelimit duke komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e McGinigal në Washington, ka kërkuar që SPAK të hetojë “nongratën” e tij nga SHBA, pasi ajo është realizuar me informacione të ish-drejtuesit të FBI, të paguara nga Edi Rama.

    Kujtojmë se Berisha më herët pikërisht për këtë çështje kishte akuzuar Soros, kurse sot akuzat i ka devijuar te McGonigal.

  13. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.

  14. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë, ndonjë qeveri nuk është hetuar në çdo qelizë të saj, se sa qeveria që votoi reformën në drejtësi në këtë vend.

    Në këto kushte opozita e dyshes Berisha- Meta, e cila ka qenë hezituesja dhe opozitarja më e madhe e kësaj reforme, sot duhet ta përshëndeste dhe ndoshta të reflektonte, duke kërkuar ndjesë për gjithë baltën që kanë hedhur mbi SPAK dhe reformën në drejtësi.

  15. Qeveria e Cifutet Zionist Edi Flama Drogaxhiut duhet te zhduket dheasakrohet se po na kercenojne ekzistencen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *