• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë 41-vjeçari në Kuçovë, shpallet në kërkim autori

Lajme, Të fundit
Bathore, aksident



Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kuçovë. Një 41-vjeçar, E.B., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, në lagjen “Llukan Prifti”, ku pas një konflikti të çastit, 41-vjeçari E. B. është qëlluar me thikë nga  24-vjeçarin B. A.

Pas plagosjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por është arritur të identifikohet dhe është shpallur në kërkim nga policia. 41-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spital, por është jashtë rrezikut për jetën. Grupin hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *