• |
ide | kryesore

Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, policia serbe terrorizon gruan nga Gostivari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përveç shtetasve të Kosovës, policia serbe ka nis të terrorizojë edhe shtetasit e Maqedonisë që kalojnë tranzit nëpër Serbi. Dhe kjo, edhe për shkaqe më banale.

Një përvojë të këtillë dje e ka pas një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i tyre i mitur, të cilët pas pushimeve në vendlindje, janë nisur drejt BE-së ku edhe jetojnë prej vritesh.

Afër Beogradit, një patrollë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, ndërsa i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të vesh një bluzë me shqiponjë.

Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031, raporton KOHA.Gruaja nuk është lëshuar derisa e njëjta ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.

Gazeta KOHA e ka të njohur identitetin e gruas, ndërsa ditëve në vijim, do të raportojmë me gjerësisht për rastin në fjalë.

Ndryshe, ky i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë.



7 Comments

  1. Serbet thjesht tregojne veten e tyre

    Dhe iu japin shqip-folesve me teper spunto te perdorin vektore te tjere tranziti,

    Si psh. Durres-Bari apo Shkoder-Dubrovnik-Trieste.

    Nuk e kuptoj ne fakt perse shqip-folesit vazhdojne te frekuentojne trajektore neper vende qartesisht armike ndaj tyre.

    Po a keni pak dinjitet o te tredhur?!

    Po c’karin doni qe kaloni nga Serbia o te mbaruar?!

    O autochthonous!

    O copa sperme jeniceresh!

        1. Vende qartesisht armike nuk mund te kene lidere vellezer. 🖐️🎤

          Po meso te flasesh shqip njehere, se edhe fjalet e huazuara i ke me shkronja manget.

      1. Jorgo Palikaris bej te fala palikareshes tende dhe per ate qe thua shqipfoles ju henksh Karin na pas na gamithis mazi me to soj su fak ju palikar leshi

  2. Ore do e ngreje zerin njeri per keta qe po na kriminalizojne edhe simbolet zyrtare. Ore po shqiponjen e kemi ne flamur dhe eshte e njohur nderkombetarisht. Nuk eshte simbol terrorist. Eshte flamur i OKB-se. Pse qenka e ndaluar ne Serbi? Cfare behet me ata qe veshin flamur amerikan, ose brazilian? I ndaloni dhe ata?
    Ta ndalojme dhe ne kryqin qe keni ju ne flamur dhe kudo qe te shfaqeni me kryq brenda territorit tone t’ju zgerdhijme ne dru dhe t’ju kalbim ne burg?
    Do flasi njeri nga shteti apo vari lesht?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *