• |
ide | kryesore

E bujshme, Al Ittihad pranë firmës me Salah: Liverpool do të arkëtojë 100 milionë euro

-Instant, Sport
Salah



Albumi i Saudi Pro League po mbushet, falë miliona euro/stërlina/dollarë, me lojtarë të rëndësishëm. Ai i rradhës mund të jetë Mohamed Salah. Al Ittihad ëndërron një dyshe sulmuese me Benzema dhe është gati të paguajë 100 milionë euro për Liverpool. Natyrisht, duke i garantuar një pagë shumë të pasur për egjiptianin. E gjithë kjo, lindi nga pakënaqësia e tifozëve të Al Ittihad: ish-sulmuesi i Celtic Jota nuk është aq i famshëm.

Në një merkato transferimesh absurd, si ai i krijuar nga sauditët në verën e 2023, vlen çdo gjë. Edhe blerja e Jota për 30 milionë nga Celtic dhe shkarkimi i tij pas më pak se një muaji. E përse? Sepse ai nuk është mjaftueshëm i famshëm për tifozët gjithnjë e më kërkues të Al Ittihad. Asnjë problem për klubin e Benzema, Fabinho dhe Kante. Menjëherë u bë gati një çek 100 milionë euro për Liverpool, për të marrë shërbimet e Salah. Sigurisht një lojtar i një kalibri tjetër, të cilin e kërkuan më kot në fillim të qershorit.

SITUATA QË NERVOZOI KLOPP

Megjithatë, diçka ka ndryshuar te Liverpool dhe këtë herë ai që dukej si një element kryesor i Reds duket se do të largohet nga Premier League. Salah u tregua i hapur për mundësinë e një lamtumire, duke acaruar shumë Jurgen Klopp. Al Ittihad ka tashmë dritën jeshile për të kontaktuar klubin anglez me një propozim zyrtar. Një ofertë që sipas mediave arabe e ka bindur Liverpool. Bëhet fjalë për rreth 100 milionë euro për kartonin dhe një kontratë të pasur trevjeçare për lojtarin.

Lexo më tej: Arabia Saudite tani ka pretendime: Al-Ittihad shkarkon portugezin Jota, “pak i famshëm”

Me kampionatin tashmë në zhvillim dhe merkaton vetëm pak ditë larg mbylljes, Liverpool duhet të nxitojë për të gjetur një alternativë për egjiptianin. Profili i identifikuar është Johan Bakayoko i PSV-së dhe i kombëtares belge. Për 20 vjecarin interesohet gjithashtu edhe PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *