• |
ide | kryesore

Zjarrfikësit shqiptarë në Greqi, Rama: Maksimalisht të përkushtuar (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarrfikësit shqiptarë në Greqi, Rama: Maksimalisht të përkushtuar (VIDEO)



Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në Greqi, pasi Shqipëria dërgoi forcat zjarrfikëse në anën tjetër të kufirit.

Me anë të një video të postuar në Facebook, ku ekipet shqiptare angazhohen të shuajnë flakët, Rama shkruan se zjarrëfikësit e Shqipërisë janë angazhuar në shuarjen e flakëve në një nga zonat më të prekura.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë,”-shkruan Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *