• |
ide | kryesore

Fotot që kanë bërë historinë/ Të gjithë VIP-at që kanë rënë në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
burg



Donald Trump “theu internetin” me fotografinë e tij pasi “ra në burg” në Atlanta për akuzën e ndërhyrjes në zgjedhje. Vetëm disa orë pasi u publikua imazhi historik, fushata e tij zyrtare filloi të shpërndante bluza dhe ngjitëse që shfaqnin foton.

Ish-Presidenti, 77-vjeçar u ngrys para kamerës teksa pozonte për forcat e policisë në burgun e Qarkut Fulton në Atlanta. Trump kaloi vetëm 20 minuta brenda objektit ndërsa policët kryen këtë foto si dhe morën gjurmët e gishtave të tij gjatë arrestimit të tij të katërt për këtë vit.

Donald Trump's mugshot is already being emblazoned on MAGA merchandise

Ai ka bërë histori me fotografinë e tij pasi ajo është e parë e një ish-presidenti amerikan në burg. Pamja e paharrueshme e mund të ketë tejkaluar edhe disa nga portretet më ikonike të njerëzve të famshëm të bëra ndonjëherë në polici. Trump bashkohet kështu me persona si Paris Hilton, David Bowie, Michael Jackson, etj. “The Sun” ka publikuar disa nga fotografitë më të famshme të VIP-ave të bëra në burgje.

Hugh Grant

Actor Hugh Grant was arrested in 1995 for an indiscretion with a sex worker

Aktori britanik, Hugh Grant përkuli shpatullat për foton e tij pas arrestimit në 1995 në Los Anxhelos. Ai i pagoi punëtores lokale të seksit Divine Brown 60 dollarë për të kryer seks oral me të në makinën e tij. Aëherë 34 vjeç dhe në lidhje me supermodelen Liz Hurley, u arrestua për sjellje të pahijshme në publik dhe nuk i kundërshtoi akuzat. Ai tha se nuk kishte para të mjaftueshme për të marrë të dashurën e tij në një hotel, kështu që zgjodhi një rrugë aty pranë. Aktori e përshkroi atë si një moment “çmendurie”, por kjo bëri pak për të ndaluar titujt e gazetave që bënë xhiron e botës. Ai u dënua me 2 vjet me lirim me kusht dhe u urdhërua të paguante 760 paund dhe të përfundonte një program edukimi për SIDA-n.

Lindsay Lohan

Lindsay Lohan sported a slight smirk as she posed for cops in July 2010

Lindsay Lohan nuk ka vetëm një foto përpara aparatit të policisë. Aktorja 37-vjeçare është mbyllur të paktën 5 herë në qeli pasi shkeli dënimin e saj me kusht dhe duke vjedhur një gjerdan prej 2500 dollarësh. Por ka një imazh në katalogun e saj të fotografive që ka tërhequr vëmendjen e fansave pas arrestimit të saj në korrik 2010. Lindsay shikon kamerën me një gjysmë buzëqeshjeje në fytyrë, ndërsa ka flokë të drejtë bjonde dhe një shprehje të zbrazët. Lindsay u lirua vetëm 13 ditë më vonë për sjellje të mirë dhe që atëherë e ka kthyer në mënyrë të jashtëzakonshme jetën e saj dhe ka hequr dorë nga shkeljet.

Frank Sinatra

Singer Frank Sinatra isn't as squeaky clean as fans may think

Këngëtari legjendar Frank Sinatra e gjeti veten në telashe me ligjin në vitin 1938 për shkak të dashurisë së tij për zonjat. Këngëtari amerikan u arrestua për “joshje” në moshën 23-vjeçare pasi u akuzua se u lidh me një grua të pamartuar. Ligji i kohës zbatohej edhe për burrat që jepnin premtime për martesë që nuk i mbanin pasi kjo mund të dëmtonte reputacionin e një gruaje. Për fat të Frankut, akuza u hoq kur u zbulua se zonja e supozuar beqare ishte e martuar. Më vonë ai u arrestua përsëri për tradhti bashkëshortore.

Paris Hilton

Socialite Paris Hilton brought some glamour to the jailhouse in 2007

Nuk është për t’u habitur që modelja dhe aktorja Paris Hilton bën pjesë e listës me fotografinë e saj me grim para policisë. Ajo u arrestua në shtator 2006 për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe përfundoi me pezullim të patentës. Asaj iu dha një periudhë prove 36-mujore dhe duhej të paguante 1500 dollarë gjobë. Por Paris u ndalua më pas edhe 2 herë të tjera pasi policët zbuluan se ajo ishte pas timonit pa patentë të vlefshme. Fotoja u bë në qershor 2007 ndërsa oficerët i sekuestruan makinën Bentley Continental GTC prej 190 mijë dollarësh. Në maj të atij viti, Parisi u dënua me 45 ditë burg. Ajo kreu gjysmën e dënimit për shkak të sjelljes së mirë dhe mbipopullimit në burg.

Michael Jackson

The legendary artist was faced sexual abuse charges in 2003

Fotografia e ndalimit të Mbretit të Pop-it është bërë në nëntor 2003 nga Departamenti i Sherifit të Qarkut Santa Barbara. Michael Jackson u akuzua për sulm seksual ndaj adoleshentit me kancer Gavin Arvizo, 13 vjeç. Ai u akuzua edhe për dehjen e një të mituri nën moshën 14 vjeç. Pasoi një gjyq në 2005, ku Jackson u përball gjithashtu me 7 akuza për ngacmim të fëmijëve. Këngëtari i mohoi me forcë akuzat dhe përfundimisht u lirua nga burgu. Akuza të mëtejshme për abuzime seksuale vazhduan të shfaqen edhe në vitet në vijim, megjithatë, Michael nuk u dënua kurrë për ndonjë krim. Ai u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare më 25 qershor 2009.

David Bowie

David Bowie looked effortlessly cool after being nicked on drugs charges

David Bowie e çoi stilin e jetës së tij rock and roll në një nivel tjetër në mars 1976 kur u arrestua për posedim marijuanë në Nju Jork. Ai u ngjit me shokun e tij, Iggy Pop në suitën e tij luksoze të hotelit pas një koncerti në Rochester. Një raport i policisë në atë kohë tha se ata konfiskuan “rreth gjysmë kile marihuanë”. Padyshim që Bowie nuk iu nënshtrua akuzave, pasi dukej qesharak me flokët e tij të lëshuara. Britaniku u shfaq në gjykatë dhe mund të përballej me deri në 15 vjet burg, por akuzat u hodhën përfundimisht.

Cher

The baby-faced Believe singer got in trouble with the law as a teenager

Këngëtarja amerikane, e quajtur “Perëndesha e Popit”, u dërgua në burg në moshën 13 ose 14 vjeçare pasi mori makinën e një shoku në një teatër. Miku i saj thuhet se i kishte kërkuar që të shikonte automjetin ndërsa ai ishte me të fejuarën, por ajo u bë e paduruar. Cher u largua në Los Anxhelos duke parë policinë që e ndiqte derisa e arrestoi. Ajo thotë se fotografia e saj është e vetmja kujtesë që ka për incidentin megjithëse nëna e saj i kujton të gjitha detajet e tmerrshme.

Tiger Woods

Tiger Woods' mugshot went viral in May 2017

Asi i golfit, Tiger Woods, dukej keq teksa pozoi për fotografinë e tij virale në maj 2017, pasi u arrestua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Ish-numri 1 i botës u arrestua nga policët pranë shtëpisë së tij në Florida rreth orës 3 të mëngjesit dhe kaloi rreth 4 orë në paraburgim. Fotografia e tij, që e tregon atë me një bluzë të bardhë, ndërsa vështronte bosh në kamera është bërë në burgun e Palm Beach County. Lojtari i golfit u akuzua më pas për drejtimin e mjetit nën ndikim. Ai u deklarua fajtor, por këmbënguli se kishte një “reagim të papritur” ndaj ilaçeve që merrte. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ja tipike dacibaot komuniste, donin me se sben ta nxirrnin ne “fleterrufe” Trump. Keto kujtojne se duke bere keto marifete komuniste qe ne i kemi jetuar ne kohen e Dulles, mendojne se ja ulin reputacionin Trump, nderkohe qe sa here i hapin ceshtje “penale”, qe me shume i ngjitet ne sondazhe.

    E pate “njeriun qe nuk e do , qe nuk e voton njeri” qe e ndjeken 230,000,000 milione njerez ne interviste me Tucker Carlson, ne te njeten kohe qe neoconsat po benin debatitn, rekordi i shikueshmerise ne histori deri tani. Jam kurioz sa vete e shohin dhe nigjojne Biden fantazmen me shume murmerin sesa artikuln fjale e qe ecen sikur po shkel ne kunja dhembesh:) sic tha Trump:))))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *