• |
ide | kryesore

Hodhën mbeturina nga dritarja e makinës, gjobiten shoferët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Hodhën mbeturina nga dritarja e makinës, gjobiten shoferët



Policia ka publikuar një video të dy shoferëve që hodhën mbeturina nga dritarja e makinës.

Dy drejtuesit e mjeteve u gjobitën nga 2.500-10.000 lekë për këtë shkelje aq sa e parashikon Kodi Rrugor.

Shoferi i parë shihet tek hedh ambalazhin e paketës së cigareve, ndërsa i dyti një qese të mbushur me mbeturina.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje.

Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.

Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!



4 Comments

  1. Ne Singapor, te fusin ne BURG per gjera te tilla.

    Prandaj eshte Singapor, dhe ka mbyllur pune me mireqenien.

    1. Te fusin ne burg po te pane duke mbllacitur cumcakiz.

      Se eshte i ndaluar.

      Jo me ta hedhesh se as nuk behet fjale.

  2. Zgjedhjet që vijnë pas një skandali të rënd publik të ish kryebashkiakut, edhe pse i inskenuar nga Sali Berisha, përsëri po kthehen në një gangrenë për opozitën, pasi njeriu që inskenoi shkatërrimin e karrierës së Gjiçit, Sali Berisha, tani është faktori kryesor që socialistët ta rimarrin përsëri Bashkinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *