• |
ide | kryesore

Zjarr në malin e Shpiragut, zjarrfikësit ‘luftojnë’ flakët me mjete rrethanore

Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ka rënë mbrëmë në malin Shpirag në Berat. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit. Forca zjarrfikëse janë nisur drejt zonës së zjarrit, por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.Si pasojë e flakëve janë djegur pisha dhe ullinj.

Në të gjithë zonën janë përhapur dhjetëra zjarrfikës, por zjarri vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës malore. Burime nga zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë. Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve pritet edhe ndërhyrja nga ajri.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *