• |
ide | kryesore

Vdekja e kamarierit në Sarandë/ 17-vjeçarin e zuri poshtë ashensori, një i arrestuar, në kërkim pronari

Lajme, Të fundit



Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën kamarieri, vetëm 17-vjeç në lokalin e natës “Orange Club” në Sarandë. Mësohet se eshtë këputur kavoja e ashensorit që përdorej për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë të riun.

Në pranga ka përfunduar montuesi i ashensorit ndërsa është shpallur në kërkim pronari i “Orange Club”, Spiro Iljadhi.

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .



2 Comments

  1. Mjer nena e tij qe sot vuan per djalin e saj..Pronari do arratiset pastaj do dorezohet ne polici pastaj do zvarriten gjerat dhe mjere nena e djalit qe do vuaj gjithe jeten sa te mbylle sy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *