• |
ide | kryesore

Shuma që mund të fitoj Meghan Markle nëse rikthehet në Instagram

Paparazzi, Slider


Meghan Markle mund të fitojë shuma të majme vetëm duke postuar në Instagram, sipas një eksperti financiar.

“Pres që ajo të bëhet shpejt një nga llogaritë më të ndjekura në Instagram”, tha këshilltari Eric Schiffer për “Daily Mail” të shtunën. “Të famshëm si Kardashians, të cilët marrin mbi 1 milion dollarë për një postim të vetëm që promovon një produkt. Nuk ka asnjë arsye pse Meghan nuk mund të fitonte ato lloj tarifash.”

Burime të shumta i thanë “Page Six” në fillim të këtij muaji se Dukesha e Sussex ka adresën e Instagramit me emrin @meghan. Megjithatë, një burim i brendshëm tha të shtunën se pretendimet për kthimin e Markle në platformën e mediave sociale janë të rreme.

“Si mund të fitojë para nëse nuk ka as Instagram dhe nuk ka plane të ketë një të tillë?” pyeti burimi në mënyrë retorike.

Sidoqoftë, nëse Markle vendos të krijojë një profil një ditë, Schiffer tha se ajo “duhet të jetë e kujdesshme”.

“Ajo do të përafrohet me markat dhe kompanitë cilësore që janë në përputhje me bindjet e saj politike dhe sociale,” shtoi ai.

@meghan ka grumbulluar tashmë afro 820,000 ndjekës pa asnjë postim në të.

Rikthimi i përfolur i saj në Instagram vjen gjithashtu mes aludimeve se nëna e dy fëmijëve po planifikon edhe rikthimin e saj në aktrim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *