• |
ide | kryesore

Studimi: Qiratë u rritën, çmimet më të larta në Tiranë dhe në bregdet

Lajme, Të fundit



Qiratë e shtëpive kanë pësuar rritje të konsiderueshme në harkun e pesë viteve, sipas një analize të Bankës së Shqipërisë. Vrojtimi ka marrë në studim mbi 34 mijë shtëpi të listuara dhe ka vërejtur lëvizjet mesatare të çmimeve në zona të ndryshme gjeografike në vend.

Kështu, në kryeqytet rritja nga pesë vite më parë është mesatarisht  30%, në zonat bregdetare  56%, ndërsa në zonat qendrore të vendit 32%.

Duke marrë për bazë një shtëpi me 85 m2 sipërfaqe, studimi vëren se çmimi mesatar për ta marrë me qira në kryeqytet është 57 375 lekë deri në fund të 2022-it, ndërsa në bregdet rreth 40 mijë lekë dhe 38 mijë lekë në zonat qendrore të vendit.

Në pesë vite bregdeti ka pësuar rritjen më të lartë të qirave, duke ia kaluar zonave qendrore të vendit. Nga krahu tjetër hendeku i qirave në kryeqytet me bregdetin është ngushtuar, ndërsa rritet me zonat qendrore. Të jetosh me qira në një qytet jo-bregdetar, larg kryeqytetit bëhet gjithnjë e më e lirë.

Sipas studimit tregu i qirasë në pasuritë e paluajtshme ka pasur luhatjet e veta, ndërsa në fundin e 2019-ës dhe gjatë pandemisë ka pasur një stanjacion të çmimeve për shkak të krizës, ndërsa në dy vitet e fundit rritja ka qenë pothuajse e pandalshme me rreth 13% për vit në Tiranë dhe 24% në vit për bregdetin.

Gjithashtu rritja e inflacionit dhe kostos së jetesës në vend, sipas studimit ka ngadalësuar rritjen e menjëhershme të çmimeve në kryeqytet dhe ka krijuar luhatje të shpeshta të tyre duke filluar nga tremujori i dytë i 2022-it.



5 Comments

  1. Qirate u dyfishuan ?

    Ne asnje linje te lajmit qe keni shkruar nuk tregohet qe qerate u dyfishuan .

    Per Tiranen, nese ne ” 5 vitet e fundit qirate jane ngritur 30% ” ( pra 6% ne vit) , si i ben llogarite Lapsi kur shkruan qe QIRATE U DYFISHUAN ?
    E njejta histori dhe per qytetet bregdetare.

  2. Ore Lapsit i lumte goja!

    Por e verteta eshte se gapi midis qirave dhe cmimeve te apartamenteve eshte rritur akoma me shume.

  3. Turp
    Te flasesh per Treg te Pasurive te Paluajtshme ne ate dy pllemb vend qe mezi e trasheguam nga shekuj lufterash.
    Toke e lare me gjak.
    E tregtojn sekseret e bythqirave te soros fshehur pas emrit socjslist.

  4. Po per ca duhet te flasim o Patrioti?! O xhamadani vija vija!

    Per treg shpellash?!

    A te keqen e mendjes!

  5. Tia dini per nder lali Erit dhe xhaxhi Edit qe ua ka rritur edhe cmimet, edhe qerate e shpiave. Pastaj thone pse ikin shqipetaret. dale se s’keni pare gje akoma. Keta po i detyrojne te tere te merren o me droge, o me korrupsion, Se me pune te ndershme nuk ia del dot me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *