• |
ide | kryesore

The Telegraph: Si shqiptarët presin byzylykun me GPS

Arkiva, Lajme, Të fundit
GPS



Shihni se si emigrantët shqiptarë presin byzylykët te këmba me GPS të njohura edhe si “Rolex britanik”. Me këtë titull hapet britanikja “The Telegraph” pas diskutimit të qeverisë për të vendosur këto elementë sigurie tek emigrantët ilegalë.

“The Telegraph” tregon nëpërmjet fotove dhe videove se si shqiparët që kanë mbërritur në Britani duke përdorur gërshërët e kuzhinës presin byzylykët e gjurmimit, pasi sipas tyre kjo u mundëson atyre të arratisen pavarësisht kërcënimit me burg.

Shqiptarët kanë postuar video në rrjetin social Tik-Tok ku tregojnë se si të presin byzylykët me GPS etiketat të cilët me ironi i etiketojnë si “Rolex britanike”. Ndër të tjera në shkrimin e britanikes “The Telegraph”, ata mburren se kjo u mundëson të arratisen pavarësisht kërcënimit me burg ose sanksioneve të tjera për shkeljen e garancisë së tyre të emigracionit. Kjo është një lloj hakmarrje nga ana e shqiptarëve ilegalë ndaj politikave që propozon shpesh Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.

Kjo e fundit konfirmoi të Hënën se qeveria po shqyrton pajisjen me byzylyk gjurmues të emigrantëve si një nga opsinet e shumta për t’u mundësuar ministrave të miratojnë plane për të arrestuar këdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në mënyrë që ata të mund të deportohen në një vend tjetër në Afrikë.

Siç nënvizon “The Telegraph”, këto masa shtrënguese të qeverisë britanike vijnë për shkak të mungesës së vendeve në kampet e emigrantëve nga të cilat aktualisht janë vetëm 2,500 vende të tilla, por rritja e vazhdueshme e emigrantëve me kombësi të ndryshme që kalojnë Kanalin Anglez, me  19,000 persona që kanë mbërritur gjatë këtij viti.

Deri më tani autoritetet britanike kanë listen e rreth 4,000 kriminelëve dhe emigrantëvë të huaj që pritet të kalojnë në filtrat e sigurisë së lartë.

Sipas shifrave të “Home Office” në Britani, vitin e kaluar, shqiptarët përbënin më shumë se 1/4 e mbi 45 mijë personave që kaluan Kanalin Anglez me varka dhe gomone. Megjithatë shifrat e kalimeve nga shqiptarët ilegalë kanë pësuar rënie për 2023, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për riatdhesimet./Klan News/



7 Comments

  1. Kane emigruar ne menyre te paligjshme ne Britani, per t’u marre me ato gjonat qe e keni parasysh vete juve se me cfare duan te merren keta. Te mbajtur aty me buke e me breke nga shteti Britanik, te ndaluar ne pritje te vendimit… che cfare bejne?! Bejne video duke prere byrzylyket dhe i postojne pastaj ne Tiktok per te bere karshillik.

    T’ju vinte nje njeri ne shtepine tuaj dhe te sillej ne kete menyre, ju si do reagonit?!

    E kuptoni tani se cfare speciesh qeveris Edi Rama?

    E ankoheni ju jo po pse po largohen shqiptaret…

    Po shyqyr o vlla, shyqyr qe po ikin keto lloj speciesh.

    Faleminderit Britanikeve per durimin. Ja u kemi borxh nje.

  2. E fillove mire, mendova se nuk ishe ti, por kur mberrita tek gjysma e pashe qe nuk rri qeni (sufllaqexhiu) pa ngrene ashtu, e di vete ti

  3. E po normal qe do te te zhgenjeja se ti e ke personale me Ramen dhe me skuadren e shkelqyer te Rilindjes.

    Dallohet nga emri.

    Po prit, prit se kam akoma: jo vetem qe i qaj hallin Rames, por une edhe e pergezoj qe ka krijuar nje realitet kaq mbytes ketu ne Shqiperi per keto lloj speciesh sa ata e kuptojne vete qe s’kane vend ketu dhe po ikin me vullnet te lire.

    Ne menyre kurioze kjo ikja e nje pjese te Skipetareve e trumpetuar me uleritje e ofshama patriotizmi nga mediat e kazanit, (a thua se ju iken big thinkers apo punonjes te sektorit aero-spacial), koincidon dhe me nje ulje te elektoratit te rahmet paste, PD-se.

    Dhe kjo flet shume per nivelin e elektoratit te kesaj, aktulisht, shoqate te paregjistruar.

    Ca te verteta jane te hidhura per t’u pranuar, por it’s not my problem.

    1. Te pergezoj qe edhe ne ditet me te zeza, kur Skenderbeu i Spiropalles nuk e kalon dot ate Atlantikun e vogel, nuk e ke humbur humorin. Sigurisht qetesine e ke humbur me kohe deri sa del ketej nga Lapst te shohesh efektet dhe nuk zaberhanisesh andej nga Morr Gelbaza 🤣🤣🤣

  4. Pavaresisht se shume shqiptare kane bere dhe gjera jo te mira ne vendet ku kane ikur, (dhe kete gje me njeri tjetrin sduhet ta minimizojme, kurse me te huajt duhet te perpiqemi ta arsyetojme), eshte shume e dukshme se disa gazeta t huaja kane nje qasje te qellimshme kunder emigranteve tane atje. Psh kane pare me vemendje stafin e njeres prej tyre,shkrimet e se ciles publikohen shpesh edhe ne portalet tona, dhe me rezultoi se mbiemri i gazetares ishte me -ovski (pra me origjine nga Maqedonia). Nje tjeter me Vic (pra serb). Pyetja eshte , po intelektualet gazetare shqiptare qe jetojne ne keto vende, cfare bejne, flejne gjume?E kam per pjesen patriotike, jo per ndonje majmun hibrid ,si Vladimir Kosturi qe jo qe sflet mrie por bene edhe propagande kunder Shqiperise e Kosoves.(e bile si pensioner parazit, nuk imjafton aq, por jam i sigurte qe do jete nje nga komentuesit me te “flakte” tek Tema

    1. S’kam si ta gjej, por nuk eshte as etike e as sjam spiun. Edhe ndonjerit qe ja kam qellu emrin, ka ndodh vetem sepse te njejten propagande qe e ben ne TV e ben edhe ne portale, por jo se kam ndonje “arme” /metode. Nejse, ky Jorgo eshte super servil , mundohet te beje interesant, por jane nje tufe tjeter qe percajne tek Tema qe jane 1000 here me te keqinje.Ata po, qe ia vlen me u zbulu kush jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *