• |
ide | kryesore

Flakët ‘përpijnë’ muzeun në Gjakovë, shkaktohen dëme të mëdha

Lajme, Të fundit



Flakët e zjarrit kanë përfshirë Muzeun e Muzikës “Taphane” në Gjakovë.

Lajmin e ka përcjellë zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Ali Tafarshiku, ku dhe ka publikuar pamjet në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Për zjarrin, ai ka hedhur akuza ndaj pushtetit lokal të Gjakovës.

Nga ana tjetër, policia rajonale e Gjakovës njofton se ndodhen në vendngjarje së bashku me forcat zjarrfikëse, dhe se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

“Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit. Mbetet të pritet raporti i ekspertit të zjarreve, ndërsa hetimet do të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve”, ka thënë policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *