• |
ide | kryesore

Braktis markat luksoze,modelja e njohur nis bashkëpunimin e paparashikuar.

Paparazzi, Slider



Naomi Campbell ka habitur të gjithë me veprimin e saj të fundit, ku ka vendosur të braktisë shtëpitë luksoze të modës për t’iu bashkuar markave popullore.

Ylli i modelingut njoftoi nëpërmjet një postimi në Instagram, bashkëpunimin me markën “Pretty Little Things”, e cila karakterizohet për ndjekjen e trendeve me çmim të përballueshëm.

Koleksioni i veshjeve me çmime të lira i dizenjuar nga 53-vjeçarja në bashkëpunim me stilistët Viktoria Anate dhe Edvin Tompson do të dalë në treg prej 5 Shtatorit. Çmimet e veshjeve variojnë nga 10 në 185 dollarë.

Lidhur me këtë ndryshim të papritur, Campbell është shprehur në një intervistë së fundmi se është përballur me shumë kritika, por, sipas saj, ishte ndjerë nevoja për ndryshim dhe e kishte parë këtë si një mundësi e shkëlqyer për të transformuar industrinë, duke u dhënë famë markave në zhvillim dhe për t’i shfaqur ata në një platformë globale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *