• |
ide | kryesore

Kylie Jenner i pranishëm në momentet romantike të Kylie dhe Timonthee

Paparazzi, Slider



Puthjet pasionante të shkëmbyera nga Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në koncertin e ditëlindjes së Beyonce-s i pamë të gjithë. Dhe si duket jo vetëm ne po edhe ex-i i saj, Travis Scott.

Një i pranishëm në koncert postoi një video në TWitter të reperit duke mbërritur në natën e tretë të turneut të Queen Bey në Kaliforni, ndërsa aktori i “Dune” dhe ylli i “Kardashians” u panë duke u puthur afër seksionit VIP të mbushur me yje.

Ndonëse jo me siguri, por besohet se edhe babai i fëmijeve të Kylie-t ndodhej aty në tribunën “VIP” kur ato shkëmbyen puthjet pasionante.

Travis dhe Kylie u lidhën në vitin 2017. Pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh, ata i dhanë fund raportit në janar 2023, më pak se një vit pa lindjes së djalit të tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *