• |
ide | kryesore

Masakra mjedisore në Liqenin e Butrintit, arrestohen dy punonjës të Zonave të Mbrojtura (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Masakra mjedisore në Liqenin e Butrintit, arrestohen dy punonjës të Zonave të Mbrojtura (Emrat)



Disa ditë pasi “Fiks Fare” denoncoi një masakër mjedisore në zonën turistike të Ksamilit, është arrestuar inspektori i zonës së Butrintit Çane ALiaj dhe specialisti i Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës janë vënë nën hetim drejtori i ARZM Vlorë Nexhip Hysolakoj, inspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Nertil Cumani dhe inspektori i IVMT-së, Besian Koçi.

Duke shpërdoruar detyrën, ata kanë lejuar aktivitetet e paligjshme në zonën e Pemës së Thatë dhe në Butrint, në dëm të mjedisit.

Kamera e Fiks Fare filmoi inertet e hedhura në vendin e quajtur Pallavraq. Dikur, zona kishte qenë liqenore, ndërsa sot me tonelata me inerte. Nga një krahasim i hartave të vitit 2010 me atë aktuale, rezulton se vendi ku ishin hedhur këto inerte, disa muaj më parë ka qenë zonë ujore, bregu i Liqenit të Butrintit. Ndërsa sot, gurë të mëdhenj, mbetje të liqenit, dhera janë hedhur atje.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte hedhja e inerteve, autorët kanë tentuar që këtë vend ta rrethonin. Ata kanë filluar një mur me gur, për të rrethuar të gjithë bregun e Liqenit, për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort.



2 Comments

  1. Islami u bë deputet i PD-së, Blushi i bëri një opozitë të fortë Edi Ramës në mandatin e parë, madje themeloi edhe një parti me të cilën doli në zgjedhje, ku dështoi e më pas la politikën. Arben Malaj u afrua me partinë e Agron Dukës, ndërsa Ylli Manjani shkoi në LSI, u bë edhe ministër i partisë së Ilir Metës, e sot është më afër Sali Berishës.

  2. Pse nuk arrestohen ata qe hodhen mbetjet e jane firme private, pa lene pa pergjegjesi penale ata qe morren ne dore Butrintin privatisht me leje qeveritare?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *