• |
ide | kryesore

Askush në kombëtare nuk dëshiron të ndajë dhomën me Pepe: motivi është surreal

-Instant, Sport
Pepe



Ishte viti 2019 kur, me një ofertë prej 80 milionë eurosh, Arsenal mposhti konkurrencën dhe mori në Londër një nga anësorët sulmues më premtues, Nicolas Pepe. Sa keq, megjithatë, që djaloshi nga Bregu i Fildishtë zhgënjeu thelbësisht në Angli, deri në pikën që Gunners vendosën t’i ndërpresin kontratën një vit para skadimit natyror dhe ta lënë të lirë të kërkojë një ekip tjetër. Kështu, 28 vjeçari vendosi ta riniste nga Turqia, duke rënë dakord me Trazbonspor për një marrëveshje njëvjeçare.

Kështu Pepe do të përpiqet të rifillojë karrierën e tij dhe ndoshta të rifitojë atë vend në ekipin kombëtar që duket se e ka humbur muajt e fundit. Trajneri Ibrahim Kamara, në fakt, e ka mbajtur atë jashtë thirrjeve të fundit. Një përjashtim që, në kombëtaren afrikane shpresojnë të vazhdojë gjatë, sipas asaj që kanë thënë disa nga shokët e ekipit…

PROBLEMI I GJUMIT ME PEPE

Dy nga shokët e kombëtarës së Pepe, Wilfried Zaha dhe Salomon Kalou, kanë folur publikisht se sa e vështirë është të ndash dhomën me ish-anësorin e Arsenal në grumbullim. Arsyeja? Gërhitja e tij shumë e fuqishme. “Kam kërkuar të largohem nga dhoma”, ka treguar Zaha në një intervistë pak kohë më parë. “Shkova dhe kërkova të largohesha nga dhoma, sepse dukej si një motor. Ishte një çmenduri.”

Ish-sulmuesi i Crystal Palace, i cili u transferua te Galatasaray gjatë verës, vazhdoi të shtonte detaje: “Vëlla, ishte një çmenduri. Unë thashë ‘Jo, nuk mundem, nuk mund ta bëj’. Kështu që ata më lejuan të lëvizja dhe të ndaja dhomën me Salomon Kalou. E ai e konfirmoi duke më thënë ‘Vëlla, e di. Mu desh të shkoja në një dhomë më vete…'”. Shpresojmë që në ditët e grumbullimit me klubin e tij të ri në Turqi, t’i rezervohet një dhomë teke për Pepe, ndoshta e izoluar nga zhurmat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *