• |
ide | kryesore

E bujshme, Fenerbahce vendos për largimin nga Superlig në 2 prill: synohet transferimi në La Liga

Sport
Fenerbahce



Lajme sensacionale nga Turqia në lidhje me Fenerbahce. Pas sulmit në fushë nga disa ultras të Trabzonspor, klubi me sa duket po shqyrton mundësinë e braktisjes së kampionatit turk dhe të kërkojë një transferim në La Liga ose Ligue 1. Një mbledhje e përgjithshme e jashtëzakonshme është thirrur të martën më 2 prill për të vënë piketat mbi situatën dhe të marrë një vendim për lëvizjet e radhës që do të ndërmerren. Pikërisht, mes tyre është edhe mundësia për të kërkuar “azil” në një kampionat tjetër. Një hipotezë e bujshme, e cila do të shënonte jo vetëm historinë e Fenerbahce, por që mund të trazojë edhe gjithë panoramën e futbollit europian.

Duke pasur parasysh rregullat, sipas të përditshmes Marca që citon median turke BTP, Fenerbahce mund të kërkojë një transferim në ligat kryesore spanjolle, franceze, holandeze dhe belge. Megjithatë, duket se nuk ka patur asnjë hapje në lidhje me mundësinë për të kërkuar mikpritje në Serie A, Premier League apo Bundesliga. Sidoqoftë, nuk do të ishte një transferim i thjeshtë për t’u realizuar. Për momentin, në fakt, nuk është ende e qartë sesi Fenerbahce mund të hyjë në një kampionat të huaj pa prishur kalendarët dhe hierarkitë e saj dhe pa penalizuar tifozët e saj që prej disa ditësh janë në shok dhe kërkojnë siguri për të ardhmen.

Lexo më tej: Video/ Tifozët e Trabzonspor rrahin lojtarët e Fenerbahce: skandal në Turqi, policia arreston 12 persona

RENDI I DITËS

E vetmja gjë e sigurt, tani për tani, është se Fenerbahce e ka seriozisht. “Vlerësoni veprimet që duhen ndërmarrë, duke përfshirë tërheqjen e ekipit tonë të futbollit A nga Superliga bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e luajtur natën e 17 marsit 2024 dhe ngjarjet më të fundit në futbollin turk”, thuhet në pikën 5 të rendit të ditës, të mbledhjes së jashtëzakonshme të datës 2 prill. Një sqarim që nuk i referohet shprehimisht mundësisë imediate për të kërkuar një transferim të skuadrës jashtë vendit, por që alarmoi menjëherë tifozët dhe lë të hapur skenarë të tjerë të vështirë, por jo të pamundur jashtë Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *