• |
ide | kryesore

Video/ Superkupa e Turqisë zgjat vetëm 2’: gol i Icardi, tërhiqet U-19 i Fenerbahce, por ishte plan i studiuar

F1, Sport, Video
Fenerbahce



Që Superkupa e Turqisë mes Galatasaray dhe Fenerbahce nuk do të kishte jetë të gjatë, ishte kuptuar gjatë javëve të fundit. Polemika të forta në kampionatin turk e një asamble e klubit të famshëm turk që e kishte lajmëruar. E në fakt në minutën e 2’ të ndeshjes loja u ndërpre me vullnetin e Fenerbahce që u largua nga fusha e lojës me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar për Galatasaray nga Mauro Icardi.

PRECEDENTI

Fenerbahce, në polemika të hapura me Federatën Turke të Futbollit, fillimisht kërcënoi se do të tërhiqej nga të gjitha garat, përfshirë edhe kampionatin. Më pas klubi zyrtarizoi se do të dërgonte ekipin U-19 në fushë në Superkupë, por lajmëruan se ndeshja nuk do të zgjaste 90 minuta.

MOTIVI

Superkupa e Turqisë tashmë ishte shtyrë një herë pasi ishte planifikuar për 30 dhjetor në Ryad të Arabisë Saudite, por të gjitha palët ishin kundër dërgimit të një ndeshje kaq të rëndësishme në atë vend. Megjithatë, në javët e fundit Fenerbahce kishte kërkuar që të shtyhej afati dhe Federata Turke e Futbollit të vendoste një arbitër ndërkombëtar. Propozimet u refuzuan, kështu që Fenerbahcen fillimisht vendosi të zbriste në fushë me ekipin U 19 dhe tani të tërhiqej nga fusha.

SI MENDOHEJ TË ISHTE SKENARI I FENERBAHCE

Fenerbahce kishte bërë të ditur se do të paraqitej në ndeshjen kundër Galatasaray me ekipin U-19, dhe se gjithashtu do të dilte në fushë me vetëm 9 lojtarë. Më pas, tre prej tyre, menjëherë pas fillimit, do të simulonon një dëmtim, duke çuar në fakt në ndërprerjen e ndeshjes (ndeshja nuk mund të vazhdojë nëse një ekip është në fushë me më pak se 7 lojtarë). Një bojkot i bujshëm i paparë më parë në botën e futbollit.

Por pse klubi i Stambollit nuk e shmang direkt paraqitjen në ndeshje? Sepse nëse do ta bënte këtë do të përballej me një sanksion të rëndë, dy vite pa mundur të luajë në Kupën e Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *