• |
ide | kryesore

Covid po prek edhe fëmijët/ Nga fillimi i shtatorit janë rritur rastet e reja

Arkiva, Lajme, Të fundit
ISHP: S’kemi variant të ri të COVID, rritje e lehtë e infektimeve



Ashtu si në vende të tjera në Europë rastet me covid po rriten edhe në vendin tonë. Mjekët nëpër qendra shëndetësor referojnë se këto 10 ditët e para të shatorit kanë shënuar rritje të ndjeshme. Ka nxënës të cilët kanë munguara në ditët e para të shkollës për shkak se janë prekur nga covid.

“Referuar edhe shifrave për të cilat janë bërë rapidtestet, në qendrat tona rastet janë shtuar. Vetëm në muajin shtator kanë dalë 63 raste pozitive. Testet kryen përditë nga mjekët e familjes.”-shprehet mjekja Violeta Kacori.

Mjekët thonë se shpesh hasin pacientë më temperaturë të lartë apo dhe me prekje të mushkërive por gjithsesi konsiderohen raste të moderuara ,mjafton të mbajnë kontakt me mjekun dhe të ndjekin protokollin e trajtimit

“Pacientët paraqiten duke referuar dhimbje fyti, temperaturë që mund të zgjasë 3-5 ditë, dhimbje muskulare apo komplikacione pulmonare”.

Në këtë periudhë ku bashkëveprojnë edhe virozat e shumta, më të prekur rezulton mosha aktive për punë, por nuk bëjnë përjashtim edhe ata me sëmundje kronike.

“Trendi i rasteve me covid shikohet te mosha mesatare, ndoshta ngaqë janë në kontakt të përditshëm me shumë njerëz.”

Instituti i shëndetit publik raporton për 500 raste të infektuar në javë por shifrat janë edhe më të larta pasi ka shumë pacientë të cilët nuk shkojnë tek mjeku dhe nuk bëjnë rapid test .

Ekspertët thonë se vjeshta pritet të rrisë kurbën e infektimeve./TCH



3 Comments

    1. po ti c’pate..? Nuk te detyron njeri. Leri njerezit te marrin vendime, ti nuk je as mjek e as shkencetar..je nje rrote kari qe te kane fryre me info no-vax

      1. Po ti o yes-mani po-vax, nga e di qe keto brockullat e Top Qenefit te rippjelljes Sorrosiste jane te verteta??
        Na kane nxjerre edhe shifra per femijet qe nuk kane shkuar ne shkille prej Covidjoteve.
        Shkolla dje filloi, kur i nxoren keto statistika?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *