• |
ide | kryesore

Zjarri në pallat, shoqërohet administratori dhe pronari i apartamentit ku shpërthyen flakët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mesditën e sotme një pallat u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Flakët morën përmasa të mëdha pasi fasada e izoluar me polisterol gjithashtu shpërtheu në flakë.

Zjarrfikësit bënë të pamundur për disa orë me rrathë deri në neutralizimin e flakëve, ndërsa për fat të mirë edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm të autoriteteve për të shpëtuar jetët e banorëve.

Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%.

Së fundmi policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.

Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.

Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë katet e tjera. Në polici për t’u pyetur është shoqëruar edhe mjeku.



1 Comment

  1. Ky mjeku kush eshte?
    Sa e ka blere ate apartament?
    Ku i gjeti parate?
    E ka zene mallkimi i atyre te semureve qe i ka zhvatur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *